Plani institucional që po e çon Mitrovicën drejt ndarjes përfundimtare - Bota Sot
Plani institucional që po e çon Mitrovicën drejt ndarjes përfundimtare

Politika

Plani institucional që po e çon Mitrovicën drejt ndarjes përfundimtare

Nga: D. RR Më: 24 mars 2019 Në ora: 20:32
Foto ilustrim "Bota sot"

Projekti i quajtur “Lugina e Diellit” në Mitrovicën e Veriut, pothuajse është afër përfundimit dhe në këtë lagje pritet të vendosen rreth 1500 serb, të cilët do të vinë nga Serbia. Ndonëse ky projekt nuk ka as leje për t’u ndërtuar, ai tashmë është në fazat finale.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka kritikuar BE-në për financim të këtij projekti, duke shtuar se serbët të cilët do të vendosen në atë pjesë nuk kanë jetuar asnjëherë në Kosovë, gjë që nuk është rikthim i tyre.

Lidhur me këtë analisti politik, Faik Krasniqi ka kritikuar kryetarin e Mitrovicës për premtime boshe.

Image
Faik Krasniqi

“Agim Bahtiri erdhi në pushtet në Mitrovicë me premtime bombastike. Hapjen e 30 mijëra vendeve të punës, dhe ribashkimin e Mitrovicës. Nuk ndodhi asnjëra e as tjetra. Edhe sot bën premtime të tilla që se shpejti do të ndodh ribashkimi i Mitrovicës. Thjesht një demagog dhe shakaxhi i llojit të tij”, është shprehur Krasniqi për “Bota sot”.

Ai shton tutje se nuk çuditet nëse BE-ja po e financon këtë projekt dhe se Institucionet e Kosovës dhe politikanët tanë nuk janë të interesuar për ta ndaluar një gjë të tillë.

“Nuk e di se a është e vërtetë një gjë e tillë e deklaruar nga z. Bahtiri, por edhe nëse është e vërtetë që BE do e bëj kolonizimin e Kosovës me serbë që kurrë nuk kanë jetuar në Kosovë, nuk do të çuditesha fare, sepse BE-ja me kohë na e ka dëshmuar që janë në anën e Serbisë dhe kundër Kosovës. Institucionet e Kosovës dhe politikanët tanë nuk janë të interesuar për ta ndaluar një gjë të tillë, sepse janë të zënë me tendera milionëshe dhe akomodime të familjareve të tyre. Se si duhet të veprojnë institucionet tona është fare e thjeshtë. Janë dokumentacionet për gjithë qytetarët e Kosovës që kanë jetuar deri në 1999. Kush s'ka jetuar këtu s'mund të pajiset me asnjë dokument. Jemi shtet dhe duhet të veprojmë si të tillë”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...