Profesori i Parisit: Ndarja historike me Serbinë ndodhi nga momenti i sulmeve të NATO-s - Bota Sot
Profesori i Parisit: Ndarja historike me Serbinë ndodhi nga momenti i sulmeve të NATO-s

Politika

Profesori i Parisit: Ndarja historike me Serbinë ndodhi nga momenti i sulmeve të NATO-s

Nga: N.H Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:18
Bombardimet e NATO-s, 24 mars 1991.

Janë bërë 20 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, në mbrojtje të Kosovës.

Përfshirja e Aleancës Veriatlantike në luftën e Kosovës ka mundësuar, që pas fushatës 78-ditëshe, të dëbohen forcat serbe nga Kosova.

Për të folur për këtë datë historikë, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar profesorin e Parisit, Nezir Kraki.

Profesori i Shkencave Politike në Paris ka thënë se intervenimi i bërë 20 vjet më parë nga NATO ishte mbyllja e ciklit të pushtimit dhe shtypjes njëshekullore ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Intervenimi i NATO-s ishte mbyllja e ciklit të pushtimit dhe shtypjes njëshekullore ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nga ai moment ka ndodhur ndarja e historisë nga Kosova nën Serbi në Kosovën e lirë”, ka thënë Kraki, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai ka thënë se Kosova ka dështuar këto 20 vite të bëjë shtet të mirëfilltë.

Image
Nezir Kraki

“Megjithatë, ndërhyrja ishte shpëtuese dhe çliruese, jo shtetbërse. Shtetbërja na takonte neve, pastaj dhe ne dështuam këto 20 vite të bëjmë shtet të mirëfilltë”, ka thënë profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, për gazetën “Bota Sot”.

Ndryshe, dy dekada më parë NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës në Kosovë.

Fillimi i këtij akti, pasoi kundërshtimet e Serbisë për të nënshkruar marrëveshjet e negociuara në Francë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve të përfaqësuesve ndërkombëtar për ta bindur Serbinë.

Ndërsa, kujtojmë se 20 vjet më parë, në orën 19.45 minuta filluan edhe sulmet e para ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...