Avokati Gjoshi: Korrupsioni në Kosovë pasojë e dështimit të drejtësisë - Bota Sot
Avokati Gjoshi: Korrupsioni në Kosovë pasojë e dështimit të drejtësisë

Politika

Avokati Gjoshi: Korrupsioni në Kosovë pasojë e dështimit të drejtësisë

Nga: D. B Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:50
Adrian Gjoshi

Korrupsioni në Kosovës si fenomen negativ vazhdon të jetë i pranishëm në shkallë të lartë, krejt kjo si pasojë e mos punës së duhur nga organet e drejtësisë.

Kështu ka vlerësuar avokati Adrian Gjoshi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se hezitimi për t’i ndjekur rastet e profilit të lartë nga ana e prokurorisë dhe mungesa e aktgjykimeve dënuese ndaj tyre është tregues se duart e politikës janë të futura në sistemin prokurorial dhe në atë gjyqësor.

“Prokuroria e shtetit shpesh perceptohet nga qytetarët si selektive dhe e padrejtë ndaj njerëzve të cilët nuk kanë fuqi financiare apo politike. Ndërsa në anën tjetër Prokuroria tregohet e verbër dhe e shurdhër për njerëzit të lidhur me politikën dhe me ndikim. Prandaj, ekziston një numër shqetësues i qytetarëve që nuk i besojnë prokurorisë së shtetit”, është shprehur avokati Adrian Gjoshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...