Haziri: Duhet të bëhemi gati për flamurin dhe himnin e ri të Republikës së Kosovës - Bota Sot
Haziri: Duhet të bëhemi gati për flamurin dhe himnin e ri të Republikës së Kosovës

Politika

Haziri: Duhet të bëhemi gati për flamurin dhe himnin e ri të Republikës së Kosovës

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:48
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, gjatë intervistës për gazetën “Bota sot”, me gazetarin Kushtrim Maliqi

Kosova shumë shpejt do ta ketë himnin dhe flamurin e saj të ri. Këtë e paralajmëron kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Haziri ka folur rreth procesit të brendshëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se, do të kandidojë për të parin e LDK-së, në rast se kjo e fundit nuk arrinë të gjejë një konsensus paraprak për këtë çështje.

Haziri i qëndron prapa idesë për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Haziri ka folur edhe për koalicionin e mundshëm qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa ka përmendur disa çështje (ndër të tjera edhe çështjen e flamurit dhe të himnit) të cilat sipas tij, duhet të zgjidhen para arritjes së një koalicioni me cilindo subjekt politik.

"Jemi afruar me një qëllim të përbashkët, e ai është ndryshimi i cili duhet të ndodhë në Kosovë, e që arrihet përmes një procesi të ri zgjedhorë, një legjitimiteti të ri edhe për kuvend edhe për qeveri, president e dialogun me serbi, edhe për flamurin e himnin e ri që besoj që shpejt do ta ketë Kosova. Ne nuk mundemi me hy në asnjë marrëveshje me parti politike nëse nuk kemi marrëveshje për këto çështje që janë kritike dhe që LDK-ja është vonuar që tu jap zgjidhje", ka thënë Haziri ndër të tjera.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të mërkurën në gazetën kombëtare "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...