Nëse Vjosa Osmani i fiton zgjedhjet në LDK, a do e pranonte Lutfi Haziri si kryetare? Flet nënkryetari i LDK-së

Politika

Nëse Vjosa Osmani i fiton zgjedhjet në LDK, a do e pranonte Lutfi Haziri si kryetare? Flet nënkryetari i LDK-së

Nga: K.M Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:42
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur rreth raporteve me deputeten Vjosa Osmani.

I pyetur se nëse Osmani do t’i fiton zgjedhjet në LDK, a do ta gëzonte respektin e Hazirit si kryetare e partisë. Ai është përgjigjur duke thënë se e kanë një rregull që kandidaturat dalin vetëm kur përfundojnë zgjedhjet

“Nuk ka emër deri sot askush, përderisa nuk është deklaruar për shkak edhe të kohës, sepse ne e kemi një rregull që kandidaturat dalin vetëm kur përfundojnë zgjedhjet në të gjitha nivelet, deri atëherë as emri im, e as emri i askujt nuk është i lakuar për kryetarë të LDK-së”, ka thënë Haziri.

LEXO intervistën e plotë me Lutfi Hazirin

Tutje, Haziri ka theksuar se do të punojnë shumë në ruajtjen e këtij procesi zgjedhorë, i cili sipas tij, do të duhej të ishte një manifestim solemn.

“Ne e kemi kryetarin, kemi strukturat dhe të punojmë shumë në ruajtjen e këtij procesi zgjedhorë i cili e përsëris se do të duhej të ishte manifestim solemn, ku LDK rritet dhe forcohet më shumë”, ka deklaruar Haziri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat