Thaçit i hasë “sharra në gozhdë” kur vije puna te Amerika

Politika

Thaçit i hasë “sharra në gozhdë” kur vije puna te Amerika

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 27 mars 2019 Në ora: 09:40
Hashim Thaçi

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka shprehur shqetësimin e saj për vonesën e më shumë se një viti të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

“Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ata kanë thënë se e nxisin presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ.

nxisim Presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

E pak orë pas reagimit të ambasadës së SHBA-së, zyra e presidentit njoftoi se këtë të enjte, anëtarët e ri të KQZ-së, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi” thuhet në komunikatën e Presidencës.

Haxhiu: Thaçi për interesa të ulëta mbajti të bllokuar KQZ-në

Image
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të drejtë kërkesën e amerikanëve që të zhbllokohet KQZ-ja. Ajo me këtë rast ka përmendur edhe reagimet e tyre si opozitë.

“Absolutisht reagim dhe kërkesë e drejtë. Është e paprecedent kjo çfarë ka bërë Thaçi, madje është për keqardhje se si për interesa të ulëta e pazare, e ka mbajtur të bllokuar KQZ-në tash e mbi 1 vit. Ne kemi pasur reagime të shumta, përfshirë edhe aksione kundër këtij veprimi të rrezikshëm të Thaçit”, ka thënë Albulena Haxhiu për “Bota sot”.

Deputetja Haxhiu, propozimet e Vetëvendosjes për anëtar të KQZ-së, janë ftuar nga Presidenca për t`u dekretuar të enjten.

Rugova: Reagimi i Ambasadës, më tepër se alarm

Image
Naser Rugova

Për deputetin e LDK-së Naser Rugova, kjo ishte një nga shkeljet e radhës dhe abuzimet e presidentit me pozitën e tij.

“Mos funksionalizimi i KQZ si kategori kushtetuese nga i pari i vendit është logjikë diktatoriale e udhëheqjes së shtetit, prandaj mesazhi i Ambasadës Amerikane drejtuar presidentit është më tepër se alarm!”, ka thënë deputeti Rugova për gazetën “Botas sot”.

Abazi: Thaçi nënçmoi opozitën

Image
Haki Abazi

Ndërsa, analisti politik, Haki Abazi, thotë për “Bota sot” se KQZ-ja u bë peng i presidentit Thaçi, ashtu siç e ka peng Kosovën qe 15 vite.

Ai tutje mendon se, reagimi i menjëhershëm i presidentit Thaçi për ta zhbllokuar KQZ-në, është nënçmim për opozitën.

“KQZ është institucioni të cilin e mbajti peng Thaçi ashtu siç është duke e mbajtur peng Kosovën qe 15 vite. Thirrja e ambasadorit të SHBA-së që të emërohen menjëherë përfaqësuesit e KQZ është përkujtim që Kosova është shtet demokratik dhe zgjedhjet janë mekanizëm i demokracisë. Diktatura kapilare e korrupsionit , nepotizmit dhe mentalitetit monopolizues nuk mundet me mbijetu përveç se duke stërkequr demokracinë dhe institucionet e saj. Reagimi i menjëhershëm i Thaçit që këtë të enjte do ta zhbllokojë KQZ-në, tregon një lloj nënçmimi për thirrjet dhe zërat e shumtë kritikë, sidomos të opozitës”, shprehet ai.

Burjani: Pa KQZ s’mund të ketë zgjedhje

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, potencoi për “Bota sot” se, vendi nuk mund të ketë zgjedhje nëse nuk ka komision qendror zgjedhor.

Për më tepër Burjani, ka shpjeguar edhe ndikimet e jashtme nëse presidenti nuk do ta mundësonte punën e KQZ-së.

“Po kjo është duke ndodhur kaherë, shteti mund të shkoj në zgjedhje, por pa KQZ s’mund të ketë zgjedhje. Ka edhe ashtu probleme edhe legale edhe politike, janë dy çështje, legale nuk po din me interpretuar drejt ligjin për zgjedhje dhe kushtetutën. Dështimi i gjykatës kushtetuese ishte një problem i madh, ai gjykatës nuk ka kapacitete me u ballafaquar me problemet e interpretime komplekse, pastaj e dyta është se shumica e anëtareve që janë të nominuar dy herë s’munden herën e tretë. Kjo është e kundërligjshme, dhe e treta është se sa duhet të dominojnë partitë anëtare të KQZ, e cila mund vetëm 11 anëtare dhe nëse është problem ligji duhet të ndryshohet për të heqë bllokadën”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat