Fundi i Qeverisë Haradinaj afër, zgjedhjet në vjeshtë?

Politika

Fundi i Qeverisë Haradinaj afër, zgjedhjet në vjeshtë?

Nga: N.H Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:48
Qeveria Haradinaj

Zhvillimet e fundit sa i përket emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së, po konsiderohet si një hap para drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Njohësi i zhvillimeve politike, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidentit Thaçi kurrë nuk mund t'i besohet në manovrimet e tij.

Ai thekson se ekziston vetëm një problem me ish-partinë e Hashim Thaçit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, e ky problem është që PDK-ja tani ka shumë probleme të brendshme.

“Presidentit Hashim Thaçi kurrë nuk mund t'i besohet në manovrimet e tij. Zhbllokimi i Komisionit qendror të zgjedhjeve mund të jetë një sinjal që zgjedhjet mund të jenë afër, por ekziston një problem me partinë e tij për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. PDK-ja ka shumë probleme të brendshme, kjo po shihet edhe gjatë zgjedhjeve te brendshme, ku nuk po kursehen as grushtet dhe mjetet e forta në mes të përkrahësve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kjo parti akoma po vuan çështjen e lidershipit, dhe mund te themi lirisht qe shumica e anëtarëve dhe aktivisteve te saj akoma Hashim Thaçin e njohin lider te PDK-se”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai nënvizon se edhe opozita është në pozitë të palakmueshme për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, sepse, sipas tij u duhet që me votat e Listës Serbe ta bëjë një gjë të tillë.

Krasniqi në fund shton se këtë vit do të kemi zgjedhje, dhe koha se kur mund të ndodhin është vjeshta e këtij viti.

Image
Faik Krasniqi

“Sidoqoftë, edhe opozita është në pozitë të palakmueshme për ta rrëzuar Qeverinë, sepse u duhet që me votat e Listës Serbe ta bëjnë një gjë të tillë, dhe Vetëvendosja kurrë do t'i bënte votat bashkë me këtë parti të dirigjuar nga Beogradi për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, edhe pse kjo Qeveri duhet të rrëzohet. Prandaj, zgjedhjet janë pak të paparashikueshme saktë se kur mund të mbahen. Qëndrojë prapa asaj që kam thënë se këtë vit do të kemi zgjedhje, dhe koha se kur mund të ndodhin është vjeshta e këtij viti”, ka përfunduar Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, pas reagimit të Ambasadës amerikane në lidhje me bllokimin e KQZ-së, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur të enjten të emërojë anëtarët e ri të kësaj trupe zgjedhore duke i përfshirë nga dy anëtarë për LDK-në dhe VV-në. Me këtë vendim jashtë KQZ-së mbeten Nisma dhe PSD, ndërsa PDK dhe AAK kanë marrë ftesë për nga një anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat