Njohësi i çështjeve juridike alarmon për largimin e të rinjve dhe rrezikun që po i kanoset Kosovës

Politika

Njohësi i çështjeve juridike alarmon për largimin e të rinjve dhe rrezikun që po i kanoset Kosovës

Nga: D. B. Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:52
Pamje nga ikja e shqiptarëve nga Kosova

Braktisja është shenja e parë e një politike të keqe, që nuk sinjalizon të ardhme, përkundrazi fundin e një politike të vjetër që duhet të marrë fund, dhe të rinjtë janë ata që e nuhasin të parët të keqen.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike e politike Ilir Vata i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky është një alarm, për të parët që duhet dëgjuar nga qytetarët e Kosovë për ndryshime në politike dhe qasjen e një politike që mendon për shqiptarët.

Image
Ilir Vata

“Të rinjtë që shkollohen në universitete mbeten pa punë, do e mos dhe ata që nuk mund të vazhdojnë studimet, të ardhurat familjare janë minimale dhe dera e tyre e së ardhmes është e mbyllur, prandaj ata natyrshëm kërkojnë rrugë të reja dhe një prej tyre është largimi nga vendi, apo emigrimi në botë. Ky është një rrezik i madh jo vetëm për Kosovën, por në tërësi në rajon, sepse politikanë harxhojnë më shumë kohë por të ruajtur karriget e tyre, sesa të punojnë për politika sociale, ekonomike, arsimore, trajnuese apo punësimi. Pastaj edhe gjendja ekonomike është në nivele mbijetese për qytetarët, vendet e punës janë të rrudhura dhe një pjesë e madhe punojnë në shtet që ndikohen nga pushteti dhe politike, pra politikat në Ballkan është e stilit të vjetër e kontrollit të çdo gjëje nga shteti. Në fakt në vendet demokratike qytetarët duhet të jetë të fortë dhe shteti thjeshtë rojtarë, rregullator i te drejtave të tyre të ligjshme”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Ilir Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat