Alarmon Gucati: Të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së, janë potencial për ftesë nga Gjykata Speciale

Politika

Alarmon Gucati: Të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së, janë potencial për ftesë nga Gjykata Speciale

Më: 27 mars 2019 Në ora: 18:00
Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati

Sot, në një konferencë për media në Selinë Qëndrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës, është kumtuar lajmi për ftesën e re të Gjykatës Speciale për një ish-luftëtarë apo veteran të UÇK-së, për Rrahim Hashimin. Ai ka thënë se  deri në momentin që e ka pranu ftesën, nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga asnjë gjykatë.

Ndërkohë pas konferencës, në një prononcim për “Bota Sot”, kryetari i OVL-së, Hysni Gucati ka thënë se pas këtij rasti lirishtë mund të them se nuk do të jetë për tu habitur për askënd nëse nesër i dërgohet ftesa për nga Gjykata Speciale.

“Pas rastit të sotëm, të Rrahimit, mund të them pa fije dyshimi se tash e tutje nuk duhet të quditemi për asnjë rast ftese nga Gjykata Speciale. Nuk kemi emra që priten të ftohen, por po e përsëris se tash e tutje nuk duhet të quditemi për asgjë që vjen nga Gjykata Speciale, në drejtim të ish-ushtarëev të UÇK-së”, ka thënë Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat