Ambasadori “poshtëroj” politikanët, por a pritet reflektim nga udhëheqësit politik?

Politika

Ambasadori “poshtëroj” politikanët, por a pritet reflektim nga udhëheqësit politik?

Nga: A.M. Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:50
Jean-Hubert Lebet

Kritika për numrin e lartë të veteranëve dhe numrin e lartë të shërbyeseve civil ka marrë sot udhëheqësit e lartë politikë.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ua ka thënë se po financohen veteranët e rrejshëm pa te drejtë dhe se e ka quajtur irrituese numrin e lartë të shërbyeseve civil.

"Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhej jo për të financuar veteranët e rrejshëm do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka më shumë shërbyes civil tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaftë është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim", kështu është shprehur ambasadori në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt.

Image
Islam Krasniqi

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se Ambasadori zviceran ka pasur të drejtë, por ai mendon se ambasadori është dashur që të kritikojnë edhe pagat e larta të  zyrtarëve të shtetit.

“Ambasadori Zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka pasur të drejt në atë që ka thënë, mirëpo nuk duhet harruar së edhe veteranet e rrejshëm siç po supozohet kanë dhënë një kontribut, nëse mund ti quajmë ashtu. Ambasadori Lebet duhet të ankohet për pagat e larta të zyrtarëve të shtetit, të cilët marrin 20 herë më të lart së të veteranit, dhe mbajnë me shumë së dy vende punë, e jo me pagat e veteranëve të cilët janë mbajtës të familjes, dhe jetojnë në kushte të renda ekonomiko sociale, e që kjo pagë ka lartësinë e një ndihme sociale”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket deklaratës për administratën shtetërorë, Krasniqi ka të njëjtin mendim sikurse ambasadori, po kjo që nuk qon peshë tek liderët politikë.

“Lidhur me ankesën e tij që ka të bëjë me administratën shtetërore e cila është mbipopulluar, nuk qon peshë për liderët tanë, pasi që ata çdo ditë e me shumë po e ngarkojnë atë, duke e mbushur me militant partiak, të cilët ju shërbejnë për realizimin e qëllimeve partiake apo klintiste!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat