“Projekti Dardania i ideuar nga Presidenti Rugova u aprovua në heshtje nga zyrat kryesore diplomatike”

Politika

“Projekti Dardania i ideuar nga Presidenti Rugova u aprovua në heshtje nga zyrat kryesore diplomatike”

Nga: A.M. Më: 28 mars 2019 Në ora: 20:17
Ibrahim Rugova

Analisti politik, Skënder Zogaj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka theksuar se nuk ka dilemë se Kosova do të ketë himnin dhe flamurin e ri, por kjo nuk dihet se kur do të ndodh.

“Se Kosova do ta ketë himnin dhe flamurin e ri, kjo nuk ka dilemë se do të ndodh, mirëpo, se kur do të ndodh, është vështirë të thuhet, sepse, përmirësimi i aktit kriminal të djegies së flamurit të Presidentit Ibrahim Rugova, nga ana e matrapazëve injorantë, ka lënë damkë të zezë që ka njollosur meritën historike të posedimit të simbolit të denjë për shtetin e Kosovës. Pra, gurin që budallenjtë e kanë hedhur në lum u duhet shumë mundim të mençurve për ta nxjerr në breg!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Zogaj është i bindur se një gjë e tillë do të ndodh pasi që presidenti Rugova ka ideuar projektin Dardania dhe shprehet se Haziri e ka thënë atë qëduhet të realizohet.

Image
Skënder Zogaj

“Mirëpo, kjo patjetër që ka me ndodh sepse, projekti Dardania, që e ka ideuar Ibrahim Rugova,  ka qenë në heshtje i aprovuar nga zyrat kryesore diplomatike botërore dhe, po të mos e digjnin hajnat e pulave, sot do të ishte duke valuar nëpër godinat shtetërore anembanë të Kosovës! Këtë marrëzi të rrugeqërve tashti duhet  shpërla duke iu rikthyer flamurit dhe himnit të ri të denjë për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Lutfi Haziri e ka thënë atë që duhet të realizohet, dhe që të gjithë qytetarët shqiptarë të Kosovës e dëshirojnë!”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Ndryshe, idenë për ndërrimin e himnit dhe flamurit e ka riaktualizuar së fundi nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, në një intervistë për "Bota sot"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat