Deputetja e VV-së i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit për flamurin dhe himin e Kosovës

Politika

Deputetja e VV-së i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit për flamurin dhe himin e Kosovës

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:03
Flamuri i Kosovës

Ditë më parë, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kosova shumë shpejt do ta ketë himnin dhe flamurin e saj të ri.

Për deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, kjo deklaratë e Hazirit është bërë nën ethet e zgjedhjeve të brendshme partiake që po i pret LDK.

“E gjithë kjo është nën ethet e zgjedhjeve të brendshme partiake që po i pret LDK, andaj do të ishte nonsens të diskutohej kjo temë që ka dalë nga goja e një kandidati potencial për të qenë kandidat për këto zgjedhje”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Image
Drita Millaku

Deputetja Millaku është pro vendosjes se flamurit shqiptarë dhe himnit shqiptarë, i cili është i shkruar nga Aleksandër Stavre Drenova i njohur si Asdreni.

“Ndërsa, nëse kërkoni mendimin tim për flamurin dhe himnin, atëherë unë mendoj se ne i kemi të dyja. Flamuri ynë është shqiponja dykrenore e që është flamur shekullor, ndërsa himni është një himn me një tekst shumë fantastik dhe shumë i qëlluar e edhe vija melodike është e mirë”, ka potencuar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat