Kelmendi: Opozita do të duhej ta kërkonte më çdo kusht shkarkimin e Lekajt

Politika

Kelmendi: Opozita do të duhej ta kërkonte më çdo kusht shkarkimin e Lekajt

Nga: N.H Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:30
Pal Lekaj

Deklarata e ministrit Pal Lekaj ndaj ambasadorit të Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, i cili tha se Zvicra po investon në ndërtimin e ujësjellësve të Kosovës, kurse Kosova po investon në veteranë të rrejshëm, ishte krye-tema e ditës.

Lekaj i ishte përgjigjur ambasadorit duke kërkuar edhe largimin e Lebet-it, duke thënë se ndihet i fyer nga deklaratat e ambasadorëve në vend.

Analisti politik, Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Lekaj ndaj ambasadorit zviceran është bërë me qëllim që ky i fundit të jetë sa më i ndjeshëm ndaj liderit të tij.

Image
Jeton Kelmendi

“Deklarata e ministrit Pal Lekaj ndaj ambasadorit të Zvicrës, i cili në një promovim kritikoj në sy kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe institucionet e Kosovës në përgjithësi për investimet, me theks të veçantë për çështjen e veteranëve të luftës, tregon për nivelin e politikanëve. Pra, Lekaj duke dashur të jetë sa më i ndjeshëm, duke e ditur se në të gjitha këto fryrje të listave qëndron prapa shefi i tij. Ministri Lekaj duke u bërë sa më i afërt ndaj Haradinaj u deklarua në këtë mënyrë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi thekson se gjeja më normale do ishte shkarkimi i ministrit Pal Lekaj, mirëpo sipas tij, nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

“Andaj, gjeja më normale do ishte shkarkimi i tij, mirëpo ju siguroj se nuk do të ndodhë, sepse këta lider institucional dhe partish siç është puna e Haradinajt, Veselit dhe Thaçit dhe shumë të tjerëve nuk janë parimor në shkarkime, pra, sepse ai është i kënaqur që Lekaj është në gjendje ta kundërshtoi edhe një ambasador, vetëm e vetëm për t’i hyrë në qef liderit të vet”, ka thënë ai.

Ai në fund, nënvizon se opozita do të duhej të ishte më e fuqishme dhe që të kërkonte më çdo kusht shkarkimin e Lekajt nga pozita e ministrit.

“Mendoj se lidhur me këtë çështje, opozita do të duhej të ishte më e fuqishme, që të kërkoi më çdo kusht shkarkimin e Lekajt, sepse bota demokratike do të organizohej shumë fuqishëm për shkarkimin e tyre, por kjo nuk do të ndodhë dhe për këtë ju siguroj”, ka përfunduar analisti politik, Jeton Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat