Selimi: E paska shpikë ujin e nxehtë AKI-ja

Politika

Selimi: E paska shpikë ujin e nxehtë AKI-ja

Nga: D.RR Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:16
Rexhep Selimi

Në takimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe shefit të kësaj agjencie, Shpend Maxhuni, ky i fundit në raportimin e tij theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është bukur stabile, por ka tendenca të stabilizimit të gjendjes nga qarqet serbe.

Maxhuni për këtë raportim e ka njoftuar edhe kryeministrin, presidentin dhe strukturat tjera të shtetit që merren me çështjen e sigurisë, për të vepruar me kundërpërgjigje përballë tendencave serbe.

Lidhur me këto raportime të AKI-së, për “Bota sot” ka folur deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili është edhe zëvendëskryetar i parë në komisionin për siguri.

Ai ironizon me raportin e AKI-së, duke shtuar se këto tendenca Serbia i ka ushtruar qe 20 vite.

Selimi për më tepër këshillon AKI-në që të punojë më shumë, pa fjalë e politikë.

“E paska shpikë ujin e nxehtë AKI-ja. Kjo dihet tash e 20 vite që Serbia, pas humbjes në luftë nga aleanca NATO-UÇK , të gjitha planet për Kosovën i ka se si ta destabilizojë dhe se si të rikthehet në Kosovë. Prandaj një raport i tillë i AKI-së më duket veç retorik. Ata nuk duhet të na tregojnë se si po tenton Serbia të na stabilizojë, sepse kjo dihet, por të punojnë shumë, pa fjalë e politikë, që Kosova të jetë ambient sa më i sigurt për qytetarët”, ka potencuar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat