Shahu flet për deklaratën e Pal Lekajt, ia përmend formimin e shteteve të reja shqiptare

Politika

Shahu flet për deklaratën e Pal Lekajt, ia përmend formimin e shteteve të reja shqiptare

Nga: G.B Më: 30 mars 2019 Në ora: 14:40
Rexhep Shahu

Nuk është hera e parë që ka deklarata kundër ambasadorëve në Kosovë. E së fundmi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Pal Lekaj, tha se po të pyetej, do ta largonte menjëherë ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, për shkak se ai kritikoi institucionet për numrin e madh të veteranëve.

Lidhur me këtë deklaratë ish gazetari dhe publicisti Rexhep Shahu, ka thënë se me këtë arrogancë Pal Lekaj e ka shëmtuar Kosovën dhe Qeverinë, duke dhënë mesazh sikur ambasadorët janë në Kosovë si vartës të ministrave të Kosovës.

“Mundet gjithkush të matet me hijen e mëngjesit siç është matur ministri Pal Lekaj. Ai i jep vetes edhe kompetencat që nuk i ka dhe me këtë arrogancë shëmton qeverinë dhe Kosovën, jep mesazhin e keq sikur ambasadorët janë në Kosovë si vartës të ministrave të Kosovës. Ambasadori i një shteti është i plotfuqishëm që akreditohet nga presidenti i Kosovës e jo nga ministrat e Kosovës”, është shprehur ai.

Shahu i ka kujtuar Lekajt deklaratën e Qotriq se në Zvicër e Maqedoni po krijohen dy shtete tjera me shqiptarë, derisa thotë se duhet t’i lutemi ambasadorit të Zvicrës që ta falë ministrin Lekaj.

“Do t’i kujtoja ministrit Leka se poeti e deputeti serb Aleksandër Qotriq shkruan se dy shtete shqiptare u krijuan Shqipëria e Kosova dhe janë në krijim dhe dy të tjera, në Zvicër e në Maqedoni. Druaj se shqiptaro zviceran do të bëhen me shume se shqiptarë në Kosovë. Duhet t’i lutemi ambasadorit të Zvicrës ta falë ministrin Pal Lekaj”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat