Krasniqi tregon arsyen e ikjes së qytetarëve nga vendi

Politika

Krasniqi tregon arsyen e ikjes së qytetarëve nga vendi

Nga: G.B Më: 1 prill 2019 Në ora: 22:27
Foto ilustruese

Sipas një raporti të Eurostat, Kosova që nga viti 2007 është vendi me zbrazjen më të madhe të popullsisë.

Por pse po ndodhë kjo, a mund të jetë ndërhyrje e agjenturave të huaja që të zbrazet Kosova apo ka ndonjë arsye tjetër?

Njohësi i çështjeve aktuale në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se zbrazja po ndodhë për shkak të politikës së keqe dhe nuk ka të bëjë me agjenturat e huaja.

Image
Faik Krasniqi

“Zbrazja e Kosovës po ndodhë për shkak të politikës së keqe. Politikës kriminale, mashtruese, zhvatëse në këto dy dekada të pas luftës. Nga të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet, pa përjashtim. Nuk ka të bëjë me agjentura të huaja zbrazja e Kosovës, por në këtë vend nuk ka perspektivë për asnjë qytetar, e sidomos për të rinjtë që përbëjnë shumicën e popullatës së këtij vendi. Shumica e qytetarëve janë duke jetuar në një vend ku duhet të kesh lidhje të forta politike, miqësie dhe farefisnie. Kjo është e logjikshme që do ikin të gjithë, madje edhe ata që kurrë nuk e kanë pasur plan ta braktisin vendin. Por, për t'i shpëtuar fëmijët nga këta politikanë kriminel e mafioze, që e varrosen shpresën me hajnitë dhe veprimet e tyre. Nuk u ngopën kurrë”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, është vonë edhe nëse Qeveria të bëjë ndonjë mrekulli që nuk ndodhë kurrë, pasi populli e ka humbur besimin tek shteti.

“Është vonë edhe nëse Qeveria te bëjë ndonjë mrekulli që nuk ndodh kurrë, edhe pse nuk e vrasin fare mendjen këta egoistë për qytetarët e saj. Pse është vonë? Sepse populli e ka humbur besimin tek shteti dhe e kanë ndarë mendjen që të ikin njëherë e përgjithmonë. Brenda pak vitesh ky vend do të ketë numër të banorëve aq sa Islanda”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat