Njohësi i çështjeve juridike: Kosova nuk ka nevojë për negocim të kufijve

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Kosova nuk ka nevojë për negocim të kufijve

Nga: N.H Më: 1 prill 2019 Në ora: 23:07
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Deputetët e parlamentit gjerman gjatë një vizitë në Kosovë kanë thënë se e mbështesin procesin e integrimit të Kosovës në BE, por jo edhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

“Ne kemi biseduar për proceset e ardhshme që është dialogu, të cilin ne e mbështesim dhe ai duhet të zhvillohet edhe më tutje për Kosovën dhe Serbinë. Diskutuam edhe për temën më të përfolur që është shkëmbim i territoreve, e për të cilën Gjermania e kundërshton fuqishëm. Tani në zgjedhjet parlamentare të BE-së, ne do të kryejmë rolin tonë dhe do të jemi partnerë mbështetës për proceset e ardhshme të Kosovës, por gjithmonë me një sy kritik”, ka thënë Peter Beyer, deputet i Parlamentit gjerman, CDU.

Njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, pasi politika gjermane është e ndjeshme ndaj kësaj cështje.

“Politika gjermane ndaj kufijve në Ballkan është e qartë. Nuk ka ndryshim dhe as korrigjim, politika gjermane është e ndjeshme ndaj kufijve. Evropa ende ka probleme të kësaj natyre që nga lufta e dytë botërore, andaj Kosova po shërben si eksperiment për disa shtete që e mbështesin ndryshimin e kufijve me marrëveshje, me përplotë probleme të hapura në Evropë, andaj gjermanët janë të qartë në këtë temë. Nuk ka ndryshim të kufijve as marrëveshje, kufijtë e njohjes së shtetit gjerman janë të qarta”, është shprehur Burjani.

Ai me tej potencon se Kosova nuk ka nevojë për negocim të kufijve, por vetëm për demarkim formal.

“Bazuar në kufijtë e ish-Jugosllavisë kufijtë e vitit 1974 janë administrative, sipas kësaj nuk ka nevojë për negocim të kufijve, por për demarkim formal, kuptohet se duhet të ketë marrëveshje për kufirin”, ka përfunduar Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat