Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit e zbulon pse Thaçi hapi dialogun me Serbinë: Qëllimi ishte Serbia në NATO, e Kosova...

Politika

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit e zbulon pse Thaçi hapi dialogun me Serbinë: Qëllimi ishte Serbia në NATO, e Kosova...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 2 prill 2019 Në ora: 13:10
Hashim Thaçi

Bisedimet Kosovë-Serbi, të filluara disa vite më parë, kishin filluar si teknike, por pastaj u kthye fuqishëm në dialog politik.

Edhe pas shumë marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy shteteve, Kosova nuk është që ka përfituar diçka nga kjo situatë.

Është Serbia që me secilën marrëveshje të arritur në Bruksel ka fituar shumë, por për Kosovën këto marrëveshje nuk kanë arritur ndonjë progres.

Serbia edhe pse ka arritur marrëveshje politike asnjë prej tyre nuk e ka realizuar në përpikmëri.

Ky dialog momentalisht është duke u përfaqësuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po akuzohet se pas mbylljes së Ahtisarit, e hapi vet ai.

Analistët nuk e vlerësojnë si hap të mirë procesin e dialogut.

Por, cili lideri politik do të ishte më i miri të na përfaqëson në dialogun me Serbinë dhe që do të mundte ta përfundon me sukses këtë kapitull?

Image
Sefedin Krasniqi

Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë thekson se, Hashim Thaçi e ka rihapur dialogun e mbyllur nga Marti Ahtisari me Serbinë që përmes Kosovës të futet Serbia në NATO.

“Asnjëri, sepse fare s’ka nevojë. Dialogun e ka mbyllur Ahtisari. E ka rihap Hashimi, në mënyrë që nëpërmes Kosovës të futet Serbia në NATO. Madje, shumë besoj që edhe demonstratat e vitit 2004 i ka lejuar Bashkësia Ndërkombëtare për gjetur një pretekst dhe defekt që Kosovën ta kthej në Serbi. Pasi nuk u shkoi puna sipas planit, e izoluan Veriun e Kosovës që t’ia mbajnë si arrë në fyt Kosovës dhe kështu duke shkëputur një copë ta integrojnë Serbinë në NATO”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, njësoj bënë me Maqedoninë kur i falen 2.5 hektarë, siç bënë me Malin e Zi që ia falen 8000 ha.

“Faktura e çlirimit të Kosovës peshon rënd. Kosova është bërë sikur utrinë katundi. Çfarë bisedimesh kur merrë secili sa të dojë dhe kur të dojë. Politikanet e Kosovës janë të specializuar për hajni, jo për bisedime. Gati po më vjen keq që taksa 100% i ka lënë pa punë të gjithë”, potencon ai.

Image
Leon Duhanaj

Ndërsa, analisti politik, Leon Duhanaj thekson se, përfaqësimi i Kosovës, nuk duhet të jetë i orientuar, a i lidhur me fatin e individit por me një projekt unifikues kombëtarë!

“Me vet faktin që në Kosovën e lirë, u pozicionuan njerëz që krahasojnë vetën me vet shtetin, apo njerëz që promovohen si shpëtimtarë të kombit pa të cilët nuk kishim me lëvizë përpara.

Shteti në të cilin individi konsiderohet i pazëvendësueshme, nuk është shtet, të paktën jo funksional”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, shteti ku ka individ që njihen dhe trajtohen më të fortë se vetë ligji, nuk është shtet, më së shumti.

“Këndej, nëse dikuj i duket vetja i rëndësishëm sa që të jetë i pazëvendësueshëm, atëherë ai bëhet është pikërisht e kundërta  çfarë kërkohet. Për çështje të tilla, duhet unitet, platformë”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat