Gjykata Speciale një dështim i organeve vendore dhe autoriteteve ndërkombëtare

Politika

Gjykata Speciale një dështim i organeve vendore dhe autoriteteve ndërkombëtare

Nga: D. B. Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:13
Gjykata Speciale

Themelimi i Gjykatës Speciale mbetet të jetë një nga detyrat dhe obligimet ndërkombëtare që ka marrë Kosova përsipër menjëherë pas formimit të institucioneve të reja.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ideja për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën që më vonë u quajt Gjykata e veçantë apo speciale, fillimisht ishte prezantuar se ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës.

Sipas tij, fillimisht si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marti, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Ismet Haziri

“Pas miratimit politik nga autoritetet e Prishtinës, pastaj institucionet e Kosovës krijuan bazën ligjore për themelimin e kësaj Gjykate ngase Gjykata të tilla nuk janë paraparë me ligjet që kanë qenë në fuqi. Kjo Gjykatë Speciale tani si obligim ndërkombëtar që ka marrë sipër Kosova, por në fakt, një Gjykatë që paraqet dhe imazh të keq për shtetin e Kosovës. Kjo Gjykatë nuk do të vinte në shprehje as si ide për diskutim, por ajo është pikërisht rezultat i dështimit të gjyqësorit. Ta zëmë se sa vrasjet kanë ndodhur në mënyrë enigmatike, shumë provokuese e irrituese dhe nuk është zbuluar po thuajse asnjë rast, pastaj sipas informacioneve edhe ka pasur raste ku janë zhdukur lëndët dhe këto janë paradokse. Andaj themelimi i kësaj Gjykate, konsiderohet si dështim jo vetëm i organeve vendore, por edhe autoriteteve ndërkombëtare që kanë punuar në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit në Kosovë. Prandaj duke analizuar të gjitha këto rrethana, nuk e kam idenë se mbi cilën bazë do të mundet Kosova të përgatisë apo të ngre padi kudër pretendimeve të Dick Maritit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat