LDK-ja e vetme duhet të fitoj besimin e humbur, jo me protesta e revolucion me LVV-në

Politika

LDK-ja e vetme duhet të fitoj besimin e humbur, jo me protesta e revolucion me LVV-në

Nga: D. B. Më: 4 prill 2019 Në ora: 20:06
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja VV, tashmë ka filluar të mbajë tubime me qytetarë, të cilat pritet të mbahen në të gjitha komunat e Kosovës e që kanë për qëllim dërgimin e vendit në zgjedhje.

E në lidhje me këtë analisti politik Rexhep Shahu ka thënë për “Bota sot” se gjithkush bën luftën e vet politike siç po bën VV-së me tubimet që po mban.

Ai ka thënë se gjithkush synon pushtetin, por besoj se pushtet me mjete rruge nuk i jep Kosova askujt, madje nuk merret pushtet me protesta e revolucion, sepse askush nga mjete të tilla nuk mund ta merr madje mund të pësoj pastaj.

“VV mbase po përgatitet, por opozita e fragmentarizuar nuk e ka fuqinë goditëse. Ndërsa LDK-ja nuk mund as duhet të pres, ta marrë përdorë VV vetëm nëse e ka lejuar veten që ajo forcë aq e madhe politike të udhëhiqet nga VV. Unë besoj se LDK-ja  duhet e vetme të fitojë besimin e humbur i cili fitohet jo me kalkulime numrash por me autoritetet e larta morale që i ka brenda vetes e nuk i sheh”, ka thënë analisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat