“BE ta mbajë premtimin për viza, jo dialog derisa janë Mogherini, Hahn dhe Juncker”

Politika

“BE ta mbajë premtimin për viza, jo dialog derisa janë Mogherini, Hahn dhe Juncker”

Nga: G.B Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:32
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian sërish ka kërkuar heqjen e taksës. Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijancic ka kërkuar nga Kosova, që ta heq taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, në mënyrë që të vazhdohet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se sa herë që BE kërkon heqjen e taksës, duhet t’i kujtohet premtimin për liberalizimin të vizave pas ratifikimit të Demarkacionit dhe izolimin në të cilin ende gjenden qytetarët e Kosovës.

“Zëdhënësit e Serbisë brenda BE-së, sa herë që kërkojnë heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, u duhet rikujtuar premtimin për liberalizim të vizave për Kosovën, pasi të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi. Sa herë që na kërkojnë një gjë të tillë, duhet tu themi që Komisioni Evropian vlerësoi që Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Edhe pse është votuar në LIBE dhe Parlamentin Evropian, qytetarët e Kosovës akoma vazhdojnë të ngelin të izoluar”, është shprehur ai.

Image
Faik Krasniqi

Sipas Krasniqit, me Kosovën përdorin standarde të dyfishta, derisa ndaj Serbisë heshtin.

“Me asnjë shtet nuk ka ndodhur që dy herë brenda 6 muajsh të votohet në Parlamentin Evropian heqja e vizave. Standarde të dyfishta, dhe prapë kanë kërkesa ndaj nesh. Kurse ndaj Serbisë heshtin, edhe pse ata vazhdojnë ta luftojnë me çdo mjet shtetin e Kosovës”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket dialogut, se a duhet të vazhdohet një dialog i kushtëzuar nga ana e Serbisë, ai thotë se nuk duhet të ketë bisedime, derisa nuk mbahet premtimi për liberalizim të vizave dhe të dialog të jenë Mogherini, Hahn dhe Juncker.

“Nuk do të duhet të ketë bisedime deri sa BE vazhdon të jetë në anën e Serbisë dhe deri sa tregojnë racizëm ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Nuk do të duhet të ketë bisedime, deri sa janë komunistët pro rus Mogherini, Hahn dhe Juncker. BE ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave dhe të mos mbajë anë. Përndryshe, s'do të duhej kurrë të ketë bisedime”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat