Eliot Engel flet për tradhtinë kombëtare me ndryshimin e kufijve

Politika

Eliot Engel flet për tradhtinë kombëtare me ndryshimin e kufijve

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2019 Në ora: 14:35
Eliot Engel

Ish-kandidati i pavarur për President të Kosovës, Seremb Gjergji, thotë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë konsistencë nga liderët e Kosovës.

Gjergji i cili po qëndron në një vizitë në Amerikë, ku ka takuar personalitete të ndryshme amerikane e ndër ta edhe kongresmenin Eliot Engel, thotë se, pafuqia e udhëheqjes tonë politike për të krijuar qëndrueshmëri, vazhdimësi apo konsistencë, në përgjithësi në të gjitha veprimet e shtetit; veçmas në Politiken e jashtme është shumë e shthurur.

“Në OKB askush nuk e di se cila është vija e politikës tonë të jashtme. Përveç politikes sonë që është NDRYSHE (Different)?! Presidenti thotë diçka NDYSHE; Kryeministri NDRYSHE; Kryeparlamentari NDRYSHE; e Ministri i Jashtëm krejt NDRYSHE. I vetmi sqarim i mundshëm është NDRYSHE. Asnjë ambasador, zyrtarë apo përfaqësues në OKB nuk e di se cili është versioni final i politikes së Kosovës. Kjo nënkupton që asnjë shtet se di se çka saktësisht duam”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Image

Ai thotë se, takimi me Kongresmenin Eliot Engel ishte i këndshëm, plot momente dhe qasje të pakthyeshme.

Eliot Engel është Kryetar i Politikes së Jashtme të Kongresit Amerikan dhe i vetmi përfaqësues i të gjithë shqiptarëve në Amerike nga viti 2013.

“Njeriu i II në politiken e jashtme amerikane pas Presidentit Trump i sheh një numër zbrazëtirash në veprimet e politikanëve tanë:

1. Reflektimi i interesit nacional të Kosovës – brenda dhe jashtë vendit;

2. Përfitimet nga Taksa – jo vetëm mburrjet (fryrjet) patriotike;

3. Kërcënimet e brendshme ndërmjet partnerëve dhe vëllezërve; dhe

4. Tradhtia kombëtare me ndryshimin e kufijve”, shton Gjergji.

Image

Gjergji shprehet se, mungesa e një uniteti edhe tek shqiptarët e Amerikës reflekton negativisht në politiken e Kosovës. Kjo sipas tij, vjen nga pasiguria dhe jo-mençuria e politikanëve tanë.

“Nëse përfshijmë këtu edhe interesin personal të secilit politikan, atëherë e shohim se po mungojnë shumë gjera; si p.sh: Vizita në Amerikë e Kryeministrit Haradinaj.”

“Këndvështrimi nga Amerika është shumë ndryshe. Në Kosovë nuk ka një koinsitencë të mendimeve, veprimeve dhe hapave në të gjitha segmentet jetesës, ashtu edhe politike. Ajo që e dëmton edhe më shumë segmentin politik, ekonomik dhe shoqërorë është Kërcënimi i Brendshëm që gati çdo ditë behet nga njëri partner i koalicionit tek tjetri. Veçanërisht Liderëve Politik.

Kërcënimi i jashtëm, reagimi politik dhe investimi ilegal nga Serbia dhe Rusia përmes rrugëve që ndoshta nuk ndalen kurrë; e rëndon edhe më shumë këtë situatë. Nëse i shtojmë edhe interesat dhe investimet tjera të jashtme kundër interesave të Kosovës – atëherë divergjencat tona do të rriten edhe më shumë.

Zot shpejtoje Kosovën!”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat