Elez Blakaj - denoncues i falsifikimit dhe akuzues i pushtetit

Politika

Elez Blakaj - denoncues i falsifikimit dhe akuzues i pushtetit

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 8 prill 2019 Në ora: 08:04
Elez Blakaj

Lufta për Atdhe, është detyrë, jo sakrificë

Republika e Kosovës, ende pa u konsoliduar si shtet i mirëfilltë, "komandantët" kriminelë, të prirë nga shefat e tyre kryekriminelë, shpikën shpërblimin e "veteranëve të UÇK-së", duke ua hequr aureolën e lavdisë, si luftëtarë të lirisë dhe duke i kthyer në ushtarë me pagesë, pra, mercenarë,. Ky është një krim i rëndë moral dhe ekonomik.

Zakonisht, bazuar në veteranët e Luftës së Dytë Botërore, që ka zgjatur 5 (pesë) vjet, dhe jo disa muaj si lufta e fundit në Kosovë, një shpërblim modest, ta zëmë, prej 100 euro, e kanë gëzuar pas pensionimit. Dhe kjo ka qenë OK-ej, për ta gëzuar një pleqëri, relativisht, të mirë. Kjo duhej të ndodhte edhe në Kosovë. Ndërkohë, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe ndoca veteranë në nevojë, duhet trajtuar jo si lëmoshë, por obligueshëm e dinjitetshëm.

Partitë-banda, nxitueshëm dhe me qëllime të paracaktuara, për përfitime materiale dhe elektorale, duke i keqpërdorur të ashtuquajturat "Shoqatat e dala nga lufta", të prira nga "komandantët" kriminelë, realizuan ligjin për "mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të luftës të UÇK-së!"

Lexo edheMendësia bandë e AAK-së!

Elez Blakaj - denoncues i falsifikimit dhe akuzues i pushtetit

Komisioni për përcaktimin ligjor, për të caktuar normat, plotësimin e kushteve, për ta gëzuar "dëshminë e veteranit", për hartimin e verifikuar të listave të veteranëve, përbëhej nga militantë të partive-banda, me elemente të bollshme të rrugaçërisë, përçarës të dëshmuar, sabotues të luftës, kallës të Flamurit të Dardanisë dhe pisllëqe tjera. Ky komision, anashkaloi, tërësisht, LDK-në. Ky veprim prej horrash e huliganësh, hartoi një biçim ligji "veteranësh", me qëllimin e përcaktuar, për t`i hapur rrugë shitjes të "dëshmisë të veteranit", duke i kontraktuar dhe vartësuar, si pjesë e përhershme të klientelës elektorale.

Ndërhyrja banditeske e kryeministrit, për ta dirigjuar prokurorin Elez Blakaj, dështoi. Por, me kërcënim bandash imponoi largimin e tij tej Oqeanit. Kryeministri ka bllokuar ndjekjen penale të "Komisionit Verifikues të Veteranëve", i cili u kushton miliona euro taksapaguesëve të Kosovës. Ai vazhdon ta mbrojë komisionin kriminal, duke mbrojtur, mashtrueshëm e rrejshëm, numrin prej shumë mijëra "veteranësh", ndërkohë që dihen dezertimet masive në Dukagjin dhe vet Ramushi e ka pranuar se ka mbetur me 17 ushtarë.

E vërteta është se nga buxheti i pakët i Kosovës vazhdojnë të paguhen 33.600 "veteranë" të rrejshëm dhe jo 19.000, siç pohohet zyrtarisht. Abuzimi kriminal i kryeministrit, me paranë e taksa paguesëve të Kosovës, tashmë, është legal. Ai nuk i fshehë qëllimet e tij: "AAK-ja kishte 10 % të elektoratit të Kosovës. Tani po thonë se kjo shifër është rritur në 16 %", - pohon, i gëzuar, kryeministri. Pra, ai llogaritë një shtesë elektorati "veteranët" e rrejshëm dhe emërimet enormë në qeverinë, turpshëm e kriminalisht, të fryrë si dhe në institucione e ndërmarrje shtetërore anekënd Kosovës. Ndërkohë që Haradinaj pretendon se kishte brigadë me 5.000 ushtarë në Dukagjin, luftëtarët e të njëjtës brigadë, demantojnë se asnjëherë nuk ka pasur mbi 400 ushtarë!

Rrjedhimisht, në krye të listës së krimit, për shumëzimin e "veteranëve", vazhdon të jetë kryeministri aksidental, fatal aktual, Ramush Haradinaj. Shitja abuzuese e "dëshmisë së veteranit", sabotimi i ndjekjes penale për kriminelët e "Komisionit Verifikues" e deri të moslejimi i ndërprerjes të financimit të "veteranëve" të rrejshëm, protagonisti kryesor është kryeministri. Toleranca, symbyllja e koalicionit kriminal PAN, për shpërdorimin, zhvatjen, respektivisht, vjedhjen legale, zyrtare të buxhetit shtetëror, dëshmon për aleancën supërkriminale të partive në koalicionin aktual./Vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat