Bukëshkalët pushtetarë, fyejnë miqtë tanë çlirimtarë

Politika

Bukëshkalët pushtetarë, fyejnë miqtë tanë çlirimtarë

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 8 prill 2019 Në ora: 22:04
Pal Lekaj

Heshtja, sehirbërja e opozitës, për fenomenin dhe, njëherësh, problemin artificialisht të krijuar, shpjegohet me faktin se edhe opozita ishte pjesë aprovuese e disa ligjeve, të cilat i hapën rrugë abuzimit enormë të buxhetit të varfër të Kosovës. Ish-kryeministri, Isa Mustafa, për interesa vetëm personale dhe aspak partiake apo shtetërore, ultimatoi "Komisionin Verifikues", t`i dorëzohen listat e veteranëve brenda javës. Dhe, firmosi, madje, pa asnjë verifikim, listën mashtruese prej 46.300 "veteranësh", edhe pse shumë dhjetëra burime e dëshmi faktike, në komandë të luftëtarëve, citojnë shifrën prej vetëm 12.700 luftëtarëve, përkatësisht, të veteranëve faktik.

Ish kryeministri, Isa Mustafa, pas aprovimit të listës mashtruese e falsifikuese, - en bloc -, bëri hapin tjetër praktik: filloi lëvrimin, dhënien paushalle të parave, pensioneve, duke u bërë pjesë e krimit, madje, i renditur në numrin 2 (dy), pas 1 (njëshit) të Ramush Haradinaj. Pra, i pari i krimit, dje kishte urdhëruar "komandantët", vartës të tij, në Zonën e Dukagjinit, për falsifikimin, shumëzimin e listave të "veteranëve", ndërsa sot mbron shifrën falsifikuese, madje, duke i shtuar edhe 15.000 "veteranë", imaxhinarë, inekzistentë, të tjerë, duke e rritur kuotën në tej 60.000 veteranë. Dhe, megjithatë, vazhdon të jetë kryeministër i Republikës të Kosovës. Dhe, kjo ndodhë vetëm në Kosovën tonë, fort të përtokur nga banditizmi i "komandantëve", rrastë të inkriminuar.

***

Shqetësimi i ligjshëm i miqve ndërkombëtarë, çliruesit faktik të Kosovës, është i madh. Reagimi i tyre është logjik. Ata investojnë e dhurojnë, për mirëqenien e popullit tonë. Kurse pushtetarët banditë e hajna të Kosovës, abuzojnë, shpërdorojnë e vjedhin dhurimet e tyre, thellësisht, njerëzore e fisnike. Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet, tha se Kosova nuk duhet të paguajë veteranët e rrejshëm dhe të marrë financime nga Zvicra. Edhe ambasadori britanik, Ruari O`Connell, njëherësh, mik i pa hile i Kosovës, është, plotësisht, i një mendjeje me kolegun e tij zviceran dhe shton se " prokurori Elez Blakaj ka tentuar të bëjë diçka, por nuk u mbrojt nga klasa politike dhe iku".

Në vend të reflektimit, ministri Pal Lekaj reagoi, me mendësinë bandë të AAK-së, duke akuzuar e kërcënuar ambasadorin zviceran Lebet: "Ai nuk guxon t`i quajë mashtrues veteranët. Këtë e tha në Skenderaj, kjo ishte nxitje e masës. Po të kisha mundësi, ambasadorin e kisha përcjellë në shtëpi!"

Megjithatë, ambasadori Lebet përsëriti një të vërtetë, që e dinë të gjithë shqiptarët, madje, edhe ndërkombëtarët. Por, lakejtë, si Pali, mbrojnë shefin e tyre, mjerisht, kryeministër, i cili, pa mëdyshje, është në krye të falsifikimit të listës të "veteranëve" të rrejshëm. Edhe Ramushi aprovoi tërthorazi, me logjikën e bandës, akuzën e dr. Palit, i cili kërcënoi me shpalljen "non grata" dhe përzënien e ambasadorit Lebet, pse ripohoi, madje, publikisht, hajninë zyrtare të qeverisë Haradinaj, me pagesën e paligjshme të "veteranëve" të rrejshëm.

Ramush kryeministri keqpërdori homazhin, për viktimat e luftës. Duke qenë i një mendjeje me Palin e tij, deklaroi, zëshëm dhe pacipshëm: "Shqiptarët u bashkuan në UÇK-e. Askush nuk mund ta fëlliq luftën e UÇK-së!" Pra, as ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebet! Jepi, rob i trashë, jepi, se të ka ardhur dita, për të llomotitur marrëzira, njëherësh, për ta dhjerë Kosovën!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat