Për pushtet, Gjergj Dedaj harroi shuplakat e Thaçit në Drenicë

Politika

Për pushtet, Gjergj Dedaj harroi shuplakat e Thaçit në Drenicë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 prill 2019 Në ora: 10:01
Hashim Thaçi dhe Gjergj Dedaj

Politika sot në gjirin e saj ka njerëz të pavlerë, servilë dhe mbi të gjitha përfitues. Njerëz pa parime por që mbi çdo gjë kanë interesin e tyre personal, njëri ndër më servilët është padyshim Gjergj Dedaj. Kujtojmë se Dedaj së bashku me një delegacion të LDK-së kishte vizituar zonën e luftës në Drenicë. Por, misioni i tyre ishte ndalur në gjysmë. Anëtarët e delegacionit ishin arrestuar. Deri më tani Dedaj është i vetmi që ka folur publikisht për këtë arrestim.

Ai e pati akuzuar presidentin Hashim Thaçi se kishte maltretuar fizikisht.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti politike që e përkrahni presidentin historik Ibrahim Rugova. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturuar edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, kishte rrëfyer Dedaj në dhjetorin e vitit 2011, pak ditë pasi Thaçi e kishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit të Transportit. Pikërisht shkarkimi nga posti i zv. ministrit hapi valën e akuzave, që shumë shpejt u shuan pasi Dedaj u emërua në pozitën e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Por kujtojmë se Dedaj nga pozita e zv. ministrit të Transportit ishte shkarkuar për shkak se kishte keqpërdorur kredit kartën shtetërore, duke shkuar në Kukës për të nxjerr para prej saj. Kujtomë se në valën e akuzave që Dedaj kishte bërë në 2011 paralajmëronte se “Gjergj Dedaj ende s’ka fol. Kur flet Gjergj Dedaj diçka duhet të lëviz në Kosovë”, kishte thënë Dedaj.

Si për t’i dërguar mesazh Hashimit se duhet ta mbaj në pushtet, ndryshe do të flas, dhe nuk i ra keq Gjergjit pasi shijoi pozitën e emëruar zëvendësministër i Jashtëm edhe ne Qeverinë Haradinaj, gjithashtu ka qenë edhe zëvendësministër i Kulturës, për të kaluar në pozitën që edhe e mban aktualisht ambasador i Kosovës në Shkup.

Pafytyrësia mes Gjergjit dhe Hahsimit vazhdoi edhe më tutje, me presidentin aktual që kishte nderuar me Medalje Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë edhe Gjergj Dedaj dhe familjen e tij.

“Për veprimtarinë, sakrificën dhe vetëmohimin e Gjergj Dedajt dhe tërë familjes Dedaj, sot i dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Gjergj Dedaj njihet si servilë dhe njeri i pafytyrë, i cili edhe gjatë kohës që ishte zv. ministër kishte kërkuar ndihmë financiare nga një bashkatdhetar në Berlin duke i premtuar se borxhin prej 400 eurove do t’ia kthente më 28 nëntor të atij viti, kur edhe do t’ia uronte Pavarësinë e Shqipërisë. Por, teksa kanë kaluar disa nëntor, borxhi ka mbetur i pashlyer. Pra Gjergji nuk ka nderuar asnjëherë pozitën që mbante, duke shfrytëzonte udhëtimet shtetërore për interesa të tija personale.

Gjithsesi të rikthehemi te shantazhet që Dedaj i ka bërë Hashimit vetëm për të mbetur në pushtet, pa qenë në gjendje asnjëherë të mbroj atë që dikur thoshte se “ Thaçi e ka rrahur shpulla”. Tek njerëz pa personalitet të qëndrueshëm pushteti është më i ëmbël se e vërteta, për të cilën Gjergji nuk ishte në gjendje të thotë asnjëherë. Tek e fundit Gjergj Dedaj nuk e përfaqëson askënd, përpos që Hashimi po përdor pushtetin për të shuar zërat e “ viktimave” të tij. Tanimë Gjergji nuk është viktimë, por përdhunues i institucioneve turpërues i së vërtetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat