Rrëfimi i një vajze të diplomuar, por e papunë! Le të ikin vrasësit e shpresës, e jo rinia!

Politika

Rrëfimi i një vajze të diplomuar, por e papunë! Le të ikin vrasësit e shpresës, e jo rinia!

Nga: N.Sh Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:31
Ikjet nga Kosova

Ekonomiste e diplomuar, por e papunë. Arjeta Fetahu është një e re e cila e ka përfunduar fakultetin ekonomik, mirëpo është e papunë.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për vuajtjet e popullit, dhe ndjehet e pashpresë në Kosovë, ku thotë se politikanët e vranë shpresën e rinisë.

Për gazetën “Bota sot”, Fetahu thotë se, nuk mund të përballoj vargun e ikjes së rinisë nga Kosova.

“Populli im i dashur, edhe unë si një e re po trishtohem, po më merr ankthi i vuajtjeve tuaja, po ndihem e rrëzuar për toke, e pashpresë në një vend ku e kanë vrarë politikanët shpresën tonë, nuk mundem pa derdhur lot kur shoh vargun e ikjes, nuk është viti 1938 e as viti 1951 kur shqiptarët iknin për Turqi nga vuajtjet, është viti 2019 politikan të mallkuar që po i detyroni rinin tonë që brenda vitit të ikin nga 40.000 mijë të rijnë”, thotë ajo.

Ajo shprehet se, vrasje nuk është vetëm të shuash një jetë, vrasje masive është ku shuan jetën e të gjallëve që janë të vdekur në tokën e tyre, dhe kërkojnë të jetojnë në vendet e huaja për tu ringjallur si feniksi.

“Fjala Liri në çdo vend të botës simbolizon të drejtën e plotë që i jepet dikujt për diçka, si duket tek ne,  paska kuptim tjetër, (Li)- braktise - lëshoje, (Ri)- e re - rini, e përshtatshme për periudhën nëpër të cilën po kalojmë ne si shtet nëse mund ta quaj kështu, ku rinia jonë çdo ditë e më shumë po e lënë vendin tonë nën duart e atyre që e shkatërruan këtë popull e vend të mjerë”, pohon ajo.

Image
Arjeta Fetahu

“Ky problem do duhej pa masë ti shqetësonte liderët e vendit tonë, derisa njëri lider del dhe thotë se në Kosovë ka vende të mjaftueshme pune, por ne si rini po PRITOJMË me punua, po i ofrojmë ati personi të njëjtin lloj të punës 3 zall 1 cyment dhe ta shohim sa do e përballojë ai vetë këtë personalisht”, vazhdon tutje Fetahu.

Ajo shprehet se, lideri tjetër del dhe thotë se po bëhen propaganda me lajme të rreme që rinia po ik nga Kosova, “ati i drejtohem dhe i them eja vetëm në fshatin tim dhe vërtetoje vetë se sa të ri kanë ikur vetëm brenda 1 muaji. A ka zgjidhje ky problem? Për mendimin tim Po”.

Atëherë si?

“Së pari ju si lider do duhej një nga një të jepni dorëheqjen e juaj vullnetarisht, duke liruar popullin nga ngufatja të cilën ia keni shkaktuar gjithë këto vite. Lërjani në duar pushtetin atyre që nuk janë lakmitarë aq sa ju, atyre që i humbën më të dashurit e tyre, atyre që përgatitjen profesionale fituan jashtë vendit e dëshirojnë që dijen ta plasojnë tek rinia jonë, por si duket ende nuk i keni RAHATU familjarët e juaj e për këtë shkak as nuk u ofrohet kjo mundësi përkundrazi injorohen nga vetë ju. Nëse ju nuk na e siguruat Liberalizimin e Vizave ne si popull po ngrihemi të gjithë në këmbë që juve tua sigurojmë VIZËN e përjetshme jashtë Kosovës, që kufirin e saj kurrë mos ta kaloni për tu futur brenda sepse edhe dheu ka marrë trishtim nga ju. Ju paq avra e politikanëve ikni, mos më vrisni, ikni ju që helmoni e shkatërroni, ju që Kosovën time e keni kthyer në gërmadhë vuajtjesh e trishtimi”, përfundon Arjeta Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat