Makolli: Faktori ndërkombëtar duhet të jetë këmbëngulës në kërkesat e saj ndaj Serbisë - Bota Sot
Makolli: Faktori ndërkombëtar duhet të jetë këmbëngulës në kërkesat e saj ndaj Serbisë

Politika

Makolli: Faktori ndërkombëtar duhet të jetë këmbëngulës në kërkesat e saj ndaj Serbisë

Nga: D. B. Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:22
BE

SHBA-të dhe BE-ja janë të interesuara për zgjidhjen e problemit në mes Kosovës dhe Serbisë gjegjësisht zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb.

Kështu ka vlerësuar Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli  i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se historikisht dihet se shqiptarët janë populli i cili ka pësuar më së shumti nga marrëveshjet botërore nga Kongresi i Berlinit e deri në marrëveshjen e pas luftës së dytë botërore.

Sipas tij, me krijimin e shtetit të Kosovës padrejtësia që është bë ndaj popullit shqiptar dhe trojeve të tyre etnike, në mase te madhe është përmirësuar dhe është arritur një stabilitet i dukshëm në Ballkan gjegjësisht në regjionin që me të drejtë është quajtur "fuqi baroti".

”Konstelacioni i fuqive demokratike botërore dëshiron që më në fund të zgjidh definitivisht situatën e statusit quos që ekziston momentalisht në këtë pjesë të Ballkanit, dukë e mënjanuar këtë vatër të krizës që ka implikime në regjion dhe shumë më gjerë. Po ashtu është tendenca e Bashkimit Evropian, që Evropa të funksionojë si një Bashkësi demokratike pa probleme etnike dhe territoriale, ku kufijtë do të kishin vetëm kuptim administrativ. Dhe duke u nisur nga e gjithë kjo dhe nga gjendja ekonomike, socialë e politike, që ekziston në dy shtetet (Kosovë dhe Serbi) interesi i përgjithshëm i të dy shteteve është që të arrihet një zgjidhje definitive, e cila do të na nxirrte nga ky status quo,  i cili nuk është i favorshëm për asnjërën palë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, kjo situatë nuk ka perspektivë për zhvillim ekonomik për të dyja palët duke u bazuar kështu në tensionet e shpeshta me rriskë të madh për një konflikt eventual.

Image
Vesel Makolli

“Natyrisht se kjo ndikon më pas, në mos interesimin e investitorëve të huaj dhe stagnimin e zhvillimit ekonomik dhe papunësinë e madhe në të dyja vendet. Të dy elitat politike udhëheqëse janë të vetëdijshme se çdo prolongim i zgjidhjes se problemit Kosovë-Serbi shkon në disfavor të të dyja vendeve. Por nuk kanë guxim që të marrin hapin e duhur për një pajtim, dhe njohje reciproke të të dy shteteve. Në këtë drejtim pala e Kosovës, është në situatë shumë më të mirë pasi që ka bërë koncensione të mëdha me pranimin e planit të Ahtisarit”, ka thënë Makolli.

Ai konsideron se pala serbe gjegjësisht elitat udhëheqëse në Serbi qysh nga koha e Garashaninit e kanë indoktrinuar popullin e vet, me mitin e rrejshëm për Kosovën.

 “Fatkeqëisht këtë traditë e ka vazhduar edhe kasta aktuale politike, bile edhe me një propagandë edhe më të theksuar. Dhe tani ky indoktrinim i rrejshëm shekullor, pa dyshim se palës serbe po i kthehet si bumerang, madje e kanë të vështirë të orientohen definitivisht për BE-në sepse ajo do të thotë pranim i realitetit gjegjësisht i shtetit të pavarur të Kosovës dhe thyerje e mitit shekullor për " Kosovën si djep të Serbisë". Serbisë tash i nevojitet edhe një Sharl De Gol ,i cili do ta pranonte realitetin dhe do të kërkonte falje, për të gjitha të këqijat gjenocidiale që Serbia i ka bërë Kosovës. Madje do ta nxirrte popullin serb nga ëndërrimet mitologjike dhe nga letargjia luftënxitëse e klerit dhe kishës serbe e cila i ka sjell dëme të pariparueshme vet popullit serb”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, kastës politike serbe i konvenon vazhdimi i status quos, pasi që me propagandën ç frenuese dhe nacionalisto-shoviniste ndaj Kosovës kanë arrit ta marrin pushtetin dhe ta ruajnë deri më sot.

“Duke i pasur këto parasysh, faktori ndërkombëtar që duhet të jetë garanc e një marrëveshjeje eventuale, duhet të bëje presion tek pala serbe duke i vënë kështu edhe kusht që të orientohet pa ekuivoke në mes të BE-së dhe Rusisë. Kosova ka bërë shumë kompromise, andaj topi është në anën serbe, e cila duhet ta pranoj realitetin e dy shteteve shqiptare. Andaj sa më parë që ta pranoj këtë realitet zyrtarisht, aq më mirë do të jetë së pari për vet popullin serb dhe për të gjithë regjionin dhe më gjerë. Kështu që faktori ndërkombëtar duhet të jetë këmbëngulës në kërkesat e saj ndaj Serbisë”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Mekolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...