Shahu: Nuk ka dialog të mbarë pa udhëheqjen e SHBA-së

Politika

Shahu: Nuk ka dialog të mbarë pa udhëheqjen e SHBA-së

Nga: G.B Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:13
Rexhep Shahu

Në anën tjetër publicisti Rexhep Shahu, marrëveshje e mirë për shqiptarët do të ishte nëse Kosova njihet si shtet, ndërsa për Serbinë që Kosova të jetë sërish koloni e saj, derisa shton se të mesmen e artë nuk e ka gjetur askush.

“Fjalë zoti, fjalë prej zoto japin shumë diplomatë por në terma konkret pak kush ulet e flet. Marrëveshja Kosovë Serbi do të ishte e mirë për shqiptarët nëse Serbia e njeh Kosovën shtet të pavarur, marrëveshje e mirë për Serbinë do të ishte nëse Kosova bëhet përsëri pjesë e Serbisë, koloni e saj. Të mesmen e artë asnjë nuk e di dhe nuk e bën të ndodhë”, është shprehur ai.

Shahu dyshon se mund të bëhet dialog i mbarë nëse nuk mbështet e udhëhiqet nga SHBA.

“Unë dyshoj se do të behet dialog efektiv pa presion konkret amerikan dhe që të lëshojnë pe të dyja shtetet. Nëse Serbia nuk bindë se po flet me një shtet dhe po dialogon me një shtet, asnjë kontakt nuk ka efekt pasi do të ishte tallava bisedë. SHBA sipas meje jo vetëm që kemi nevojë të mbështesë dialogun, por ta mbikëqyrë në mos ta udhëheqë. Nëse SHBA sjellësja e lirisë e pavarësisë nuk është albitër, nuk do të shkojnë mbarë e mirë bisedimet”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat