Plani për ndryshim kufijsh është një nismë e cila do të fillonte me Kosovën dhe do të përfundonte me Bosnjën

Politika

Plani për ndryshim kufijsh është një nismë e cila do të fillonte me Kosovën dhe do të përfundonte me Bosnjën

Nga: D. B. Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:34
Harta e Kosovës

Janë SHBA-të dhe BE-ja në njërën anë, dhe Rusia me aleatët e saj në anën tjetër, të cilat po bëjnë të pamundurën që të mbajnë regjionin në sferën e ndikimit të tyre.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se paradoksi qëndron në atë se zyrtarisht të gjitha shtetet janë përcaktuar për integrim në BE, por jo zyrtarisht shohim një përpjekje për ta gjetur një rrugë, e cila nuk ka qëllim që të jetë Evropiane.

“Nëse ndalemi dhe analizojmë situatën e krijuar në regjion, sidomos viteve të fundit, atëherë vërehet qartë se lufta për këtë regjion nuk ka përfunduar, por që tashmë vazhdon me mjete diplomatike. Rusia ka arritur që qoftë përmes ndikimit të drejtpërdrejtë që ka në Serbi, apo edhe përmes agjenturave dhe aleatëve të saj lindorë, ta rikthej një pjesë të ndikimit në regjion. Në fillim patëm përpjekjet për destabilizim të Malit të Zi e që për fat nuk ja dolën dhe pastaj vazhdojë me Maqedoninë, por edhe aty nuk ja dolën. Tani kemi përpjekjet në Shqipëri e  gjetiu dhe për mendimin tim arsyeja e staguskuos momentale qëndron në faktin se bota është duke u riorientuar pas gjithë atij lobimi për ndryshim territoresh”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Sipas tij, politika në Serbi është e orientuar në stagnim dhe destabiltet në rajon, sepse  të vetmen shpresë për t'u zgjeruar ketë politikë e përkrahë edhe Rusia.

“Plani për ndryshim kufijsh është një nismë e cila do të fillonte me Kosovën dhe do të përfundonte me Bosnjën. Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja do të pësonin me territor dhe në anën tjetër Serbia do ta realizonte ëndrrën e vet për t'u zgjeruar dhe për të siguruar dalje ne Adriatik. Këtij projekti i ka ndihmuar shumë edhe Turqia, duke synuar që përmes ndikimit të fesë, ta krijojë një sferë ndikimi të bazuar ne neootomanizëm dhe e cila do të kishte një lidhje edhe gjeografike”, ka thënë Duhanaj.

Ai konsideron se për fat të keq, disa nga çarqet shqiptare kanë rënë pre e kësaj agjende, ku njëri nga ta është kush më pak se Presidenti i Kosovës.

Image
Leon Duhanaj

“Tani SHBA-ja dhe BE-ja, nëse dëshirojnë ta integrojnë Ballkanin në BE, duhet të qëndrojnë konsekuent derisa ta zgjidhin ketë nyje. Sepse ata e kanë prioritet këtë gjë dhe se thirrjet e tyre për dialog, do të bëhen me të zëshme e dhe me detyruese. Shqiptarët nuk duhet ta lenë situatën që t'u imponohen gjerat, por të jenë shumë me proaltiv dhe me bashkëpunues në mënyrë që të jenë edhe me parandalues të së keqes”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat