Pushtetarët rrugaçë e kriminelë, kapës e ngulfatës të shtetit

Politika

Pushtetarët rrugaçë e kriminelë, kapës e ngulfatës të shtetit

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 11 prill 2019 Në ora: 15:37
Ilustrim

Shqipëria dhe Kosova janë në të njëjtën kuotë të degradimit të pushtetit. Dhe, këtë rrënim, deri në armiqësi me popullin, e kanë sjellë pushtetarët batakçinj, rrugaçë e kriminelë të dëshmuar, me kartelë. Kjo klasë pushtetare, njësoj, në të dy shtetet shqiptare, pacipshëm e kriminalisht, ndërhynë edhe në familjet simbole të kombit, për t`i përbaltur ato dhe për ta përtokur opozitën, si dhe për ta siguruar vazhdimësinë e pushtetit hajnor e kriminal.

Monstrat Teuta Rugova, PSD-ja, Rudina Hajdari, me "deputetët" e paliçensuar, janë kondomë të PAN-it të Hashimit dhe të PS-së të Ramës. Janë broçkulla arsyetimet e njëfarë "çuarje përpara të proceseve zhvillimore e integruese!" Me shefa e parti kriminale, nuk ka përparim ekonomik dhe integrim evropian.

Proklamimi i LDK-së, se "opozitarizmin e bëjmë në Parlament dhe jo në rrugë", "LDK-ja mendon se ka forma tjera", "LDK-ja nuk proteston, se i ka mjetet institucionale", "Protesta nuk është zgjidhje", - janë slogane disfatiste e broçkulliste, të butakëve klanorë të LDK-së. Ky "arsyetim" është një vetëmashtrim i vetëdijshëm, për të mos bërë asgjë, për ta ruajtur status quon. Çfarë opozite mund të bëjë në Parlamentin shqiptar, PDSh-ja e prirë nga Lulzim Basha, karshi një manipuluesi të ideologjisë sllavo-komuniste, Edvin Rama, cinik deri në rrugaçëri, i cili i ka pushtuar të gjitha institucionet e vendit, njësoj si banda e "komandantëve", të bashkuar në PAN?!

Rama është i sigurt se do t`i fitojë të gjitha zgjedhjet e radhës, sepse është i pakontrollueshëm, manipulon shpengueshëm, përsëritë vjedhjen galopante të votave, siç bëri në zgjedhjet e fundit. Andaj, dorëzimi i mandateve, nga deputetët demokratë dhe dalja masive në protesta, është e vetmja mundësi reale, për ta denoncuar dhe luftuar diktaturën moderne të social-komunistëve, gjegjësisht, të komunistëve të rinj shqiptarë. Është shansi i fundit, për ta shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Sjellja e ndërkombëtarëve, në rastin konkret, është e papërgjegjshme, hipokrite, sepse e dinë gjendjen faktike.

Dëgjoni gjuhë-gjarprit enveristë të Tiranës zyrtare, ngjasojnë, si dy pika uji, me stalinistët e Prishtinës. Kreu i social-komunistëve shqiptarë, me emërimin, krejt të panevojshëm, të dy ministrave nga Kosova, pretendon se shprehë sens kombëtar. Por, shqiptarët e Kosovës nuk mashtrohen nga akrobacirat dhe kalkulimet e tilla politike.

Shqiptarët e lexojnë urrejtjen e Edvin Ramës, fatalisht, kryeministër aktual i Shqipërisë mjerane, karshi Kosovës, popullit të saj, në trarin, laurën kufitare, të vënë, cinikisht e turpërisht, në Rrugën e Kombit. Kjo rrugë u realizua përmes kundërshtive të mëdha politike. Social-komunistët e kundërshtonin fort, sepse ishin drejtuar kah Greqia, ndërsa demokratët e Prof. Dr. Sali Berishës, ngulmonin në ndërtimin e saj, meqë ishin drejtuar kah Kosova. Kjo arterie lidhëse, simbolikë e afrimit të një populli të ndarë, prej një shekulli, demanton akrobacirat e Ramës, i cili vazhdon t`i përçajë shqiptarët, për të vetë sunduar, si monarkët sheikë arabë, paradoksalë për kohën digjitale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat