Mjerimi në Kosovë! Fotografitë që dëshmojnë jetën e qytetarëve, larg luksit të pushtetarëve - Bota Sot
Mjerimi në Kosovë! Fotografitë që dëshmojnë jetën e qytetarëve, larg luksit të pushtetarëve

Politika

Mjerimi në Kosovë! Fotografitë që dëshmojnë jetën e qytetarëve, larg luksit të pushtetarëve

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 12 prill 2019 Në ora: 10:50
Qytetari duke kontrolluar në kontejner

Kemi dëgjuar deklarata nga më të ndryshme prej politikanëve tanë për largimin e qytetarëve nga Kosova.

Ministrat, deputetët dhe zyrtarët shtetërorë, të cilët po bëjnë “hajgare” me ikjen e qytetarëve të Kosovës, për shkak të papunësisë së madhe, dhe jetesës së mjerueshme të tyre, janë tmerri i shoqërisë sonë.

Ata marrin së paku 2 mijë euro në muaj, kanë mëditje bukur të mëdha, sidomos mëditjet dhe përfitimet në takime zyrtare jashtë Kosovës, ku të gjitha i kanë të paguara nga taksapaguesit, qytetarët e varfër dhe tallja me këta të fundit s’ka të ndalur.

Tallje për një qytetarë është kur një deputet thotë se e kom shqyrtu mundësinë me gruan që të largohem nga Kosova.

Kur një deputet e thotë këtë, i cili pagë vjetore mund të arrinë mbi 20 mijë euro, atëherë çka pritet nga qytetarët e thjeshtë, qytetarët e varfër, ata të cilën vuajnë për një copë bukë, ata të cilët jetojnë me 30 cent në ditë – më pak se një bukë.

Shpresat qytetarëve të Kosovës ua shujtën kjo klasë politike, e cila në vazhdimësi që nga paslufta e deri më sot, asnjëherë nuk e patën prioritet qytetarin, asnjëherë nuk i dhanë rëndësi qytetarëve, asnjëherë nuk menduan për qytetarin se si po jetojnë, çfarë kushtesh kanë, me çka po përballohen, cilat janë vështirësitë e tyre, por gjithmonë menduan për vetën, pas klanin e tyre, për pasurinë dhe vjedhjen e Kosovës dhe taksapaguesve të Kosovës.

Politikanët u bënë milionerë, ndërsa qytetarët janë më të varfrit në botë!

A ka më skandaloze sesa kaq? A ka më turp se sa kjo që po ndodh në Kosovë?

Kjo klasë politike, mbylli dhjetëra, për të mos thënë qindra fabrika në Kosovë, të cilat ishin duke punuar, mirëpo me vjedhjen e parasë publike, pra me shitjen apo privatizimin e këtyre fabrikave, ku shumica prej tyre tashmë janë bërë depo, kanë mbetur mijëra punëtorë pa punë.

Këta mijëra punëtorë pa punë, kanë së paku edhe mijëra familjar të tjerë, të cilët janë varur nga pagesa e tyre.

Ky është tmerri i një klase politike e cila i varfëroi qytetarët e saj, për tu pasuruar vetë!

Sot, në rrugët e Prishtinës, në kontejnerët pranë sheshit, ngjitur me hotelin e Behgjet Pacollit, është parë një qytetarë duke kontrolluar kontejnerët, për të gjetur ndonjë cope bukë, ndonjë shishe apo kënaqe sa për të fituar disa centë!

Pamje kjo e cila duhet të tmerron politikën në Kosovë. Pamje kjo që përsëritet në vazhdimësi. Pamje kjo që tregon tmerrin ku po jetojmë. Pamje kjo e cila do të duhej të rritke ndërgjegjen e politikanëve tanë dhe të vetëdijesohen që mos të bëjnë deklarata të pamatura ku ofendojnë qytetarët.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sidomos ata të pushtetit, janë më kritik ndaj largimit të qytetarëve. Ata bëjnë edhe deklarata e krahasime që një fëmijë po t’i bënte do të ishte e pafalshme!

Kujtojmë deklaratën e deputetit të Ramush Haradinajt, i cili thoshte se në Gjermani nuk lahen ka 2 javë shqiptarët!

Qytetarët boll kanë duruar! Shpresoj që të bëjën revolucion në ditët në vijim. Këtë revolucion mund ta bëjnë duke dalur në protesta, jo për Albinin e as për ndonjë politikanë, por për vetën dhe ardhëmrinë e fëmijëve të tyre. Ndryshe shpresat për të jetuar këtu po vdesin dita ditës për të gjithë.

Në Kosovë duan me mbetë vetëm kriminelët, hajnat, përfituesit dhe shantazhuesit e shtetit të Kosovës.

Marre ku kemi rënë! Marre për politikanët që po e zbrazin Kosovën. Marre që po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve! Marre edhe atyre që po u thonë qytetarëve mos ikni, por kujtone heroin Agim Ramadanin i cili nga perëndimi erdh në Kosovë, luftoi për Kosovën dhe ra hero! Agimi nuk ka luftu me dëgju këso deklaratash 20 vjet pas rënies së tij, duke i thënë një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do duhej që të jepte alarmin pse po ikin rinia dhe të i fliste gjeneralit tjetër, vëllait të tij, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që të shpallte gjendjen emergjente në Kosovë, të punoj, të hapë fabrika, të hap vende të reja të punës, të rritë sigurinë dhe pagat në sektorin privat, gjë që menjëherë do të kishte efekt të qytetarët të cilët duan largimin nga Kosova.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...