“LVV-ja din çka donë, por i duhet edhe ndihma e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë”

Politika

“LVV-ja din çka donë, por i duhet edhe ndihma e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë”

Nga: A.M Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:46
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka të qartë se çfarë donë në skenën politike, dhe se është angazhuar për largimin e Qeverisë dhe të Presidentit me rrugë institucionale.

“E para, Lëvizja Vetëvendosje është një parti e cila është në opozitë gjatë gjithë pasluftës. Një parti e pa korruptuar, një parti e cila përbehet nga të rinjtë djem e vajza azganë që ia done të mirën, dhe angazhohen për të mirën e këtij vendi. Ajo ka platformë të qartë se çka donë në skenën politike. Angazhohet për interesat dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Angazhohet për rrëzimin e Qeverisë dhe të Presidentit me rrugë institucionale, por edhe përmes rrugëve jo institucionale siç janë protestat paqësore të përditshme deri në gjunjëzimin e kësaj Qeverie nepotiste, keqpërdoruese dhe skandaloze. Këtë punë din ta bëjë LVV. Këtë me së miri e tregoi në shtatorin e vitet të kaluar, kur e vetme i mbushi sheshet deri në pa përfundim”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Maxharraj e ka quajtur të drejt vendimin e VV-së për të protestuar e vetme që të bëjë zgjimin e popullit për të protestuar, për tu çliruar nga kapësit e shtetit.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Por që protestat të jenë edhe me të fuqishme kërkon ndihmë edhe nga opozita tjetër, sidomos nga LDK. Por, ndihma nuk po i vjen nga partitë tjera opozitare dhe ka vendosur me të drejtë që e vetme ta bëjë zgjimin e populli për të protestuar, për tu çliruar nga kapësit e shtetit, nepotizmi, hajnia, plaçkitja, etj”, ka potencuar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat