Selimi: Shumë shpejt zgjedhjet e reja, nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe - Bota Sot
Selimi: Shumë shpejt zgjedhjet e reja, nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe

Politika

Selimi: Shumë shpejt zgjedhjet e reja, nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe

Nga: Gresa Bajraktari Më: 15 prill 2019 Në ora: 22:23
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe gazetarja e gazetës "Bota sot", Gresa Bajraktari

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje janë përmendur prej kohësh nga opozita. E për mocionin, se kur pritet të shkojë vendi në zgjedhje dhe a mund të ketë një koalicion me LDK-në, për gazetën “Bota sot” ka folur deputeti Rexhep Selimi. Ai ka folur dhe për taksën ndaj Serbisë, ku sipas tij nuk duhet të hiqet taksa, e aq më pak që kërkohet si kusht për vazhdimin e dialogut nga ana e Serbisë, derisa shton se taksa nuk i prish raportet me SHBA-të. Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, deputeti Selimi ka vlerësuar se ky është një plan për ndarjen e brendshme të Kosovës, ka plan dhe për ndarjen e faktorit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe se Serbia dëshiron që të ketë kontroll territorial në Kosovë. Rexhep Selimi ka folur po ashtu dhe për ftesat për luftëtarë të UÇK-së nga Gjykata Speciale dhe se si do t’i përgjigjej ai një kërkesë të tillë.

“Bota sot”: Si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në vend?

Rexhep Selimi: Gjendja aktuale politike në Kosovë tashmë po vlerësohet jo vetëm nga ne që jemi protagonistë në politikë, por mbi të gjitha nga qytetarët si një gjendje e rëndë, e padurueshme dhe e nevojshme për të ndryshuar.

“Bota sot”: Pati vlerësime pro dhe kundër taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe kërkesa të shumta që ajo të hiqet. Sipas jush a duhet të pezullohet apo hiqet taksa?

Rexhep Selimi: kërkesa e parë dhe presion, më shumë se kërkesë, ka ardhur nga Serbia. Është e kuptueshme se në mënyrë të drejtpërdrejt nuk kanë mundur të na bëjnë presion përveç se me prezencën e tyre ose të Listës Serbe e cila në institucionet e Kosovës e ka shpallur bojkotin. Pra ky ka qenë presioni i parë për ta hequr taksën sepse në fakt kjo taksë ndoshta peshon mbi ekonominë e Serbisë por sidoqoftë e mbron ekonominë e Kosovës. Pastaj si rezultat i kësaj, ka pasur presion edhe nga presidenti i Republikës, që për mua është e çuditshme që nga presidenti i Republikës të vije një presion në mbrojtje të interesit ekonomik të një vendi tjetër, në këtë rast të shtetit të Serbisë, në dëm të interesit ekonomik të Kosovës. Dhe pastaj, si rezultat i këtyre dy kërkesave, këto dy segmente të këtij boshti kanë vënë si kusht heqjen e taksës për vazhdimin e bisedimeve. Prandaj, kur të huajt apo miqtë kërkojnë heqjen e taksës, ata kërkojnë vazhdimin e bisedimeve dhe heqjen e taksës e kërkojnë si kusht të Serbisë për vazhdimin e dialogut, prandaj kur të huajt e kërkojnë këtë për vazhdimin e bisedimeve, ndërsa kur Thaçi e kërkon këtë, e kërkon në shërbim të vazhdimit të bisedimeve dhe raportit me Vuçiqin, kur Serbia e kërkon këtë, e kërkon mbrojtjen e ekonomisë së vet dhe në dëm të ekonomisë së Kosovës. Kaq e thjeshtë është.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të martën në gazetën kombëtare "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...