Krasniqi: Asgjë e mirë nuk vjen nga Kadri Veseli dhe PDK

Politika

Krasniqi: Asgjë e mirë nuk vjen nga Kadri Veseli dhe PDK

Nga: N.H Më: 15 prill 2019 Në ora: 23:13
Kadri Veseli

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se vendit mund t’i kthehet dinjiteti vetëm me Kadri Veselin kryeministër dhe me PDK-në në qeverisje.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, duke e komentuar deklaratën e Hoxhajt, ka thënë se ky është sinjal dhe matje pulsi për kryeministrin Haradinaj se vendi mund të shkojë ne zgjedhje të reja.

Krasniqi shprehet skeptik se mund t'i kthehet dinjiteti qytetarëve, me PDK-në në pushtet.

“Nominimi i Kadri Veselit për kryeministër, nga ana e bashkëpartiakeve të tij në Prizren, është sinjal dhe matje pulsi për kryeministrin se vendi mund të shkojë ne zgjedhje. Por, kjo nuk do të thotë që PDK e dërgon vendin në zgjedhje pa i bërë mirë llogaritë se si mund të dalë në këto zgjedhje. Çfarë kryeministri mund të jetë Kadri Veseli? Çfarë mund të thuhet për njeriun e mistershëm të SHIK-ut? Një demagog i pashoq. Njeriu i nëntokës. Si mund t'i kthehet dinjiteti qytetarëve me një parti që është Alfa dhe Omega e çdo të keqe që i ka ndodhur këtij vendi”, ka thënë Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Krasniqi nënvizon se janë fyerje për qytetarët deklaratat e zëvendëskryeministrit Hoxhaj.

Analisti politik krejt në fund thekson se asgjë e mirë nuk vjen nga Kadri Veseli dhe PDK.

 “Është fyerje për qytetarët të jepen këto deklarata. Qytetarët po e braktisin vendin për shkak të tyre, kurse këta tallen me ta. Sikur qëllimisht po bëjnë deklarata të tilla. Asgjë e mirë nuk vjen nga ky njeri dhe nga kjo parti. Është dëshirë e tyre që kryeministrin ta kenë Kadri Veselin, por kjo s'do të thotë që PDK-ja do t'i fitojë zgjedhjet dhe ai do të bëhet kryeministër, sepse Vetëvendosje me Albin Kurtin dhe LDK me Vjosa Osmanin nëse i fiton zgjedhjet ne LDK, janë fuqishëm në lojë”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat