Takimi në Berlin, fundi i dialogut Kosovë Serbi?

Politika

Takimi në Berlin, fundi i dialogut Kosovë Serbi?

Nga: A.M. Më: 16 prill 2019 Në ora: 22:47
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Me 29 prill në Berlin është paralajmëruar që ta mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Njohësi i çështjeve politikë, Islam Krasniqi, është shprehur se në këtë takim do të diskutohet për dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Lidhur me takimi e liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar të mbahet më 29 prill, në Berlin si temë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, respektimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, të cilat kanë mbetur vetëm në letër gjithashtu edhe përafrim i marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u munduar që të gjeni një zgjidhje e cila do të jetë e favorshme për të dyja vendet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se në këtë takim do të bisedohet edhe për  lehtësimin e procedurave për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Temë e takimit mund të jenë edhe procedurat e lehtësimit lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, gjithashtu edhe perspektiva evropiane”, ka theksuar  Krasniqi për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Për më tepër, ai mendon se në këtë takim do të kritikohet qeveria Haradinaj për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe, si dhe nuk do të ketë përafrim të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Në këtë takim nuk do të mungojnë as kritikat për taksen, duke kërkuar largimin e saj që të hapet rruga e dialogut, edhe pse qeveria Haradinaj nuk do të largoj, sepse e ka barrikada taksen, dhe ka gjetur fuqizimin për ta rritur elektoratin brenda partisë së tij. Nuk do të ketë ndonjë përafrim dhe do të ju rikujtohet edhe një së nuk do të ketë lëvizje të  kufijve, as shkëmbim territoresh”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat