Rexhep Selimi flet për mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe koalicionin e mundshëm me LDK-në - Bota Sot
Rexhep Selimi flet për mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe koalicionin e mundshëm me LDK-në

Politika

Rexhep Selimi flet për mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe koalicionin e mundshëm me LDK-në

Nga: G.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 23:13
Rexhep Selimi

Prej kohësh LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar diskutimin për sjelljen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

Por për këtë, ata janë shprehur se nuk i kanë numrat.

E deputeti nga radhët e LVV-së, Rexhep Selimi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se shumë shpejt do të shkojnë në kërkim të mocionit, që do të jetë më mirë.

“Edhe referuar përvojës, opozita është opozitë pasi nuk i ka më shumë vota se mazhoranca, është e kuptueshme, prandaj opozita është opozitë, mazhoranca është mazhorancë. Por, ndryshimi i raportit politik në Kuvendin e Kosovës po ndodhë dhe mund të ndodhë shpejt dhe ndryshimi i parë që të ndodhë brenda forcave politike në raport mazhorancë-opozitë besojmë që sa më shpejt që shkojmë në kërkimin e mocionit, do të jetë dhe më mirë edhe për ata që mendojnë se kjo situatë tashmë është e padurueshme, qofshin ata në pozitë apo opozitë”, është shprehur ai.

Se a do të bashkëpunojnë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë, deputeti Selimi është shprehur i prerë se nuk do të kërkojnë votën e tyre për këtë, por që nuk ua mohojnë të drejtën e votës.

“Ne nuk bashkëpunojmë e as nuk e kërkojmë kontributin e Listës Serbe në këtë rast. Megjithatë ne nuk mund t’ua ndalojnë se si votojnë atë. Këtë duhet ta kuptojmë. Ne nuk kërkojmë kontributin e Listës Serbe, nuk i kërkojmë nënshkrimet e tyre, nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë, por në anën tjetër nuk ua mohojmë se si votojnë ata. Ashtu si e kanë votuar këtë qeveri, ata mund sërish ta mbështesin qeverinë, vetëm ta rrisin pazarin karshi qeverisë”, ka deklaruar Rexhep Selimi.

Ndërsa, sa i përket mundësisë për të pasur një koalicion LDK-VV në rast të shkuarjes në zgjedhje, ai ka thënë se është herët të flitet për koalicione.

“Jemi herët të flasim për koalicione”, ka thënë Selimi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...