Si do të veprojë nëse merr një ftesë eventuale nga Gjykata Speciale? Flet Rexhep Selimi

Politika

Si do të veprojë nëse merr një ftesë eventuale nga Gjykata Speciale? Flet Rexhep Selimi

Nga: G.B Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:43
Rexhep Selimi

Shumë ftesa kanë ardhur nga Gjykata Speciale për ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë marrë në pyetje.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi është i mërzitur me datën 3 gusht të vitit 2015, kur dhe u formua kjo gjykatë.

Sipas tij, tani përballemi me atë vendim të keq, të padrejtë dhe të rëndë ndaj UÇK-së.

Tash kjo është pasojë e datës 3 gusht të 2015. Për fat të keq është e kuptueshme tash. Përderisa është formuar Gjykata, ajo është formuar që thërrasë njerëz në intervista dhe unë jam mërzitur me datën 3 gusht 2015 dhe tash po përballemi me atë vendim të keq, të padrejtë dhe të rëndë  padrejtë ndaj UÇK-së”, ka thënë Selimi për “Bota sot”.

I pyetur se si do t’i përgjigjej një ftese eventuale nga Specialja, ai ka thënë se askush më nuk mund ta kundërshtojë atë, pasi këtë kanë mundur ta bëjnë me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk kemi as llogari e as plan e as vullnet ta kundërshtojmë tash në aspektin individual. Kemi mundur ta kundërshtojmë me votën tonë në Kuvendin e Kosovës. Se ka bërë këtë Kuvendi i Kosovës, prandaj ka pse askush ta kundërshtojë përgjigjen ndaj ftesës së tyre. Kështu që, kjo tashmë as nuk është e diskutueshme”, ka deklaruar deputeti Rexhep Selimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat