20 vjet nga lufta: Politikanët tanë përkulën para Serbisë, nuk kërkojnë nga Serbia as kërkim falje!

Politika

20 vjet nga lufta: Politikanët tanë përkulën para Serbisë, nuk kërkojnë nga Serbia as kërkim falje!

Nga: A.M. Më: 17 prill 2019 Në ora: 23:14
Ilustrim

Profesori i njohur Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për 20 vjetorin e luftës së Kosovës me Serbinë, si dhe krimet që janë kryera nga forcat serbe.

“Sivjet u mbushën plotë 20 vite nga masakrat dhe krimet makabre të bëra mbi popullatën e Kosovës nga ushtria, milicia dhe paramilitarët serbë. Nuk ka vend e as skutë që nuk është  vra e masakru ndonjë njeri. Këto ditë Kosova po jeton, dhe  përkujton me dhembje dhe krenari të gjithë ata që e dhanë jetën për liri. Këto ditë Kosova ka mall për të afërmit e tyre që u masakruan nga bandat çetnike Serbe. Këto ditë Kosova është në vajë e lot për më të dashurit e tyre. Këto ditë Kosova është edhe krenare për viktimat që i dha për lirin e vendit. Gjithandej Kosovës bëhen vizita nga populli por edhe nga pushtetarët të cilët ndoshta vetëdijesohen duke i pa këto vikama të murosura në varre dhe lapidare anë a mbanë Kosovës”, ka thënë për “Bota sot”.

Maxharraj është shprehur se pas 20 viteve politikanët po i përulën Serbisë dhe se i shtrëngojnë duart me politikanët serbe sikurse nuk ka ndodhur gjë.

“Vetëdijesohen sepse si duket e kanë humbur vetëdijen së çka ka ndodhë 20 vite më pare në Kosovë, e kanë humbë vetëdijen sepse edhe përkundër kësaj katrahure luftë të përgjakshme, këta pushtetar sot i përulën Serbisë, qeshin me ta, nuk kërkojnë nga Serbia bile as kërkim falje për masakrat që i kanë bërë, por ulën me ta, shtrëngojnë duart sikur në Kosovë të mos kishte ndodhë asgjë e aq më keq kanë fillu me bisedu me i fale territor Serbisë”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Këto veprime të politikanëve shqiptar i ka quajtur mjerim, dhe se interesat e partive i kane vendosur para shtetit

“Ky është mjerimi i udhëheqësve tanë te cilët të shkapërderdhur nëpër parti politik, aspak nuk angazhohen për shtetin, sepse këta mjerana në vend të parë i kanë partitë e tyre interesat e tyre personale se sa shtetin. E tërë kjo po shihet së çfarë shteti kemi sot ku edhe popullata na ikë nga ta siç thuhet n’vrap t’ dhiut”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat