Shahu: Thaçit i këputën gishtat e lapsit dhe nuk mund të firmosë dhënie të trojeve shqiptare - Bota Sot
Shahu: Thaçit i këputën gishtat e lapsit dhe nuk mund të firmosë dhënie të trojeve shqiptare

Politika

Shahu: Thaçit i këputën gishtat e lapsit dhe nuk mund të firmosë dhënie të trojeve shqiptare

Nga: G.B Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:53
Rexhep Shahu

Me 29 prill në Berlin të Gjermanisë do të mbahet Samiti i Ballkanit, ku do të marrin pjesë dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me këtë, gazeta austriake “Der Standard” ka shkruar se në atë takim do të varroset ideja për shkëmbim territoresh apo ndarje të Kosovës.

Se sa pritet që në këtë takim të ndodhë kjo që ka shkruar gazeta austriake, publicisti Rexhep Shahu mendon se Gjermani bën më shumë për Kosovën se sa Thaçi, pasi e mbron investimin e vet.

“Gjermania bën më shumë se sa Thaçi për Kosovën se Gjermania ka investuar në Kosovë dhe mbron me dinjitet investimin e vet. Gjermania e di simpatinë e shqiptarëve për të, e di se për herë të parë pas Luftës së Dyte Botërore trupat gjermane erdhën në Prizren, Kosovë për ta mbrojtur Kosovën prej Serbisë, e di se Kosova është e ndërtuar nga djersa e shqiptarëve me dojçemarkat gjermane. Në 1998 kur humanisti i madh Rupert Neudeck pa nga Qafa e Prushit se si po digjeshin shtëpitë e shqiptarëve, pyeti çfarë po ndodhë. Dhe shoqëruesi shqiptar Kadri Bala i thotë po digjen shtëpitë e shqiptarëve e dojçemarkat gjermane... Gjermania pra mbron investimin e vet në Kosovë me dinjitet, përkundër pazareve të padinjitetshme të presidentit Thaçi dhe matrapazëve të tjerë që janë përfshirë në këtë trafik trojesh shqiptare për interesa jo fisnike e jo kombëtare”, ka vlerësuar Shahu.

Sa i përket faktit së varrosjes së kësaj ideje për ndarjen e Kosovës, Shahu thotë se Thaçit i këputën gishtat e lapsit dhe nuk mund ta firmosë dhënien e trojeve shqiptare.

“Nuk e di a varroset ideja e Thaçit apo e arkitekteve që kanë projektuar Thaçin president, por besoj se Thaçit i këputën gishtat e lapsit dhe nuk mund ta firmosë dhënie të trojeve shqiptare as Serbisë e as Turqisë e as dreqit e të birit”, është shprehur Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...