"Hashim Thaçi sabotoi Gjermaninë, duke i bërë tradhti Kosovës!"

Politika

"Hashim Thaçi sabotoi Gjermaninë, duke i bërë tradhti Kosovës!"

Nga: BS Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:47
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Gjermania dhe Merkel ka qenë e qartë që nga dita e parë dhe e ka parë që tashmë dialogu ka devijuar dhe nuk është dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve.

“Gjermania dhe Kancelarja Gjermane Merkel ka qenë e qartë që nga dita e parë. Në mungesë të lidershipit dhe konsensusit përbrenda BE-së dhe në procesin e BREXIT Gjermania ka parë se në fakt dialogu Prishtinë-Beograd ka devijuar plotësisht dhe nuk është dialog i normalizimit të marrëdhënieve por është përdorur për pazare”, ka vlerësuar Abazi.

Sipas tij, gjermanët e kanë parë që Thaçi nuk ka përkrahje për ndryshim të territoreve.

Image
Haki Abazi

“Thaçi ka provuar me çdo kusht të tejkalojë Gjermaninë duke bërë të pamundura investimet gjermane në Kosovë, skandalin me pjesëtarët e BND-së sepse e ka pasur të qartë që gjermanët nuk do të lejojnë lojë me kufijtë. Thaçi gjithashtu ka sabotuar edhe procesin e Berlinit që ka qenë mekanizmi i integrimeve Evropiane. Gjermanët gjithashtu e kanë parë që Thaçi nuk ka asnjë përkrahje për atë që është duke bërë dhe veprimet për ndryshime të territoreve, lojërat me Preshevën në momentin e fundit kanë rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan”, është shprehur Abazi.

Ai mendon se në Berlin do të paraqitet se si duhet të ecet në integrimet evropiane.

“Jam shumë i bindur që Thaçi do të provojë të bishtnojë edhe takimin në Berlin por hapësira manovruese për të është shumë e limituar. Në Berlin do të paraqitet qartazi rruga se si duhet ecur në integrimet evropiane për rajonin dhe kjo gjë nuk ka alternativë”, ka deklaruar Haki Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat