“Viktimat duhet ti raportojnë rastet e dhunës në familje, dhe të kenë besim tek institucionet” - Bota Sot
“Viktimat duhet ti raportojnë rastet e dhunës në familje, dhe të kenë besim tek institucionet”

Politika

“Viktimat duhet ti raportojnë rastet e dhunës në familje, dhe të kenë besim tek institucionet”

Nga: D. B Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:20
Ilustrim

Ajo që për dy dekada është krijuar si rezultat i angazhimit, e sidomos i shoqërisë civile, e cila e  ka gjetur mbështetjen dhe është përkrahur nga institucionet e vendit, është një arritje e madhe për shoqërinë tonë, kur i referohemi çështjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe qasjes që sot shoqëria e Kosovës e ka në luftimin e dhunës në familje.

Kështu ka vlerësuar Naim Qelaj, zëvendësministër i Drejtësisë dhe Koordinator Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se duke parë gjithë këtë angazhim ,përkushtim, të arriturat e deritashme dhe duke shfrytëzuar vullnetin politik të qeverisë që përfaqësojë i kemi dhënë qëllim angazhimit tonë, që krejt këto rezultate t’i konkretizojë me funksionalizimin e mekanizmave që zbatojnë politikat e hartuar për mbrojtje nga dhuna në familje.

Sipas tij, gjatë vitit 2018 janë raportuar 1.541 raste të dhunës në familje, ku fatkeqësisht janë shënuar rreth 300 raste më shumë se në vitin 2017

Image
Naim Qelaj

“Gjatë vitit 2018 kemi arrit me vlerësuar përmes raportit zbatimin e Strategjitë kombëtare për  mbrojtje nga dhuna në familje, kemi krijuar sistemin e bazës së integruar e të dhënave, kemi vazhduar konsolidimin e mekanizmave koordinues lokal dhe kemi arrit të adresojmë shumë çështje që kanë paraqit pengesë në zbatim të ligjit përmes iniciativa për ndryshimet ligjore. Ndërsa sfidë për vitin 2019 mbetet fuqizimi e mekanizmave ligj zbatues përmes raportimit të rregullt dhe monitorimit të punës së tyre. Krejt çka mund të them është që shoqëria jonë, është në rrugë të mirë që të jetë vend lider në rajon sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës në familje. Ky është një mesazh i qartë për viktimat që rastet t’i raportojnë dhe të kenë besim tek institucionet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...