“Kamuflazhi i ri për t`i mbuluar lëshimet karshi Serbisë”

Politika

“Kamuflazhi i ri për t`i mbuluar lëshimet karshi Serbisë”

Më: 20 prill 2019 Në ora: 19:58
Ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti e ka quajtur kamuflazh nismën ligjore që ndalon mohimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Ai ka thënë për “Bota sot” se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i gatshëm të bëj çdo lëshim karshi Serbisë.

“Besoj se kjo nisme është kamuflazhe për lëshimet që do të bëhen në raport me bisedimet me Serbinë. Tanimë qe pala jonë, konkretisht Thaçi është i gatshëm të bëj çdo lëshim karshi Serbisë, me nisma të tilla mundohet të largoj vëmendjen nga lëshimet që do bëhen”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehmeti është shprehur se kjo nismë ligjore është një potezë taktike për të tërhequr vëmendjen dhe se është vetëm një mbulesë.

Image
Faton Mehmeti

“Pra, është një potezë taktike për të tërhequr vëmendjen, derisa kjo nisme nuk do të arrij asgjë konkrete, të prekshme por vetëm mbulese. Më këtë qeveri në pushtet Serbia nuk humb asgjë, dhe kërkim falja duhet të ndodhte jo me nisma, por veprime konkrete. Faktikisht, këto lojëra politike Thaçi dhe PDK po bëjnë nga 2007, dhe rezultatet janë zero. Andaj, kjo më ngjan me loje politike dhe asgjë konkrete”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat