Skandaloze: Duart e serbit ia morën përmasat e trupit resë së familjes Thaçi - Bota Sot
Skandaloze: Duart e serbit ia morën përmasat e trupit resë së familjes Thaçi

Politika

Skandaloze: Duart e serbit ia morën përmasat e trupit resë së familjes Thaçi

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 21 prill 2019 Në ora: 15:37
Nipi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Kushtrimi u martua me Edonën.

Ditë më parë, nipi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Kushtrimi u martua me Edonën. Kjo e fundit për t’u dukur si një nga nuset më moderne, në një kohë kur u bënë shumë dasma të këngëtarëve, e për të mos mbetur nën ‘hije’, ia besoi punimin e vellos një serbi. Madje ajo kur foli për të, e tha me krenari se velloja e saj është dizajnuar nga serbi Mihailo, e madje ky i fundit i kishte bërë edhe zbritje.

Velloja iu besua një serbi nga familja e Presidentit, në një kohë kur Kosova i ka vënë taksë Serbisë për t’ia bojkotuar produktet serbe. Megjithatë edhe pse ky gjest i familjes Thaçi është kritikuar, këta të fundit nuk e kanë komentuar këtë çështje.

Millaku: Thaçi çdo herë ka qenë kundër taksës

Mirëpo, deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, thotë se vetë Presidenti Hashim Thaçi disa herë ka qenë kundër taksës.

Image
Drita Millaku

“Kosova ka vënë taksën, por Thaçi çdo herë ka qenë kundër taksës, andaj për të s’është asnjë problem kjo punë”, thotë deputetja Millaku.

Zogaj: Vetpërbuzje e tmerrshme dhe denigruese deri në poshtërim!

Ndërkaq, për njohësin e çështjeve politike, Skender Zogaj, është e pamundur që Presidenti Thaçi dhe familja e tij të bëjnë një veprim të tillë, që do të dërgonte deri tek një vetëpërbuzje e tmerrshme, deri në poshtërim.

Image
Skender Zogaj

“Nëse edhe vet zoti Thaçi e pohon se është e vërtetë që nusja e familjes së tyre ka zgjedhur fustan nga një dizejnator serb, unë nuk do ta pranoja si të vërtetë sepse, nuk ka asnjë mundësi që, Presidenti të mos e kuptojë se kjo do të jetë një vetëpërbuzje e tmerrshme dhe denigruese deri në poshtërim! Kaq rrëzonim Hashim Thaçi ka, prandaj them se kjo mund të jetë një sajesë për një prillin -festën e ditës së rrenave ose një dezinformatë e keqe dhe qëllimkeqe, jo vetëm për Presidentin dhe familjen e tij por edhe për shqiptarët në përgjithësi”, vlerëson analisti Zogaj.

Maxharraj: Thaçi, i zënë rob nga Serbia

Ngjashëm thotë edhe profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Binak Maxharraj. Ai thotë se nuk habitet për këtë që ka ndodhur, pasi Presidenti Thaçi “ende ka lidhje të forta me serbët”.

Image
Binak Maxharraj

“Këto ditët e fundit lexuam për një skandal të familjes Thaçi e cila e ka angazhuar një dizajner serb për dasmën në familje. Shumë individë, media, portale reaguan për këtë skandal të radhës së kësaj familjeje. Si ndodhi, pse ndodhi, pse nuk u zgjodh një dizajner shqiptarë, të cilët janë edhe më shumë të njohur se sa dizajnerët serb, pse kjo u bë në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me Serbinë për shkak të taksës dhe për shumë çështja tjera që Serbia po ia futë thikë pas shpine Kosovës?!. Për mua kjo nuk është çudi dhe as befasi, sepse kjo krejt është bërë më dijen dhe dëshirën e Hashim Thaçit, i cili edhe në këtë mënyrë ia nxinë fytyrën familjes. Nuk është çudi se pse kjo ka ndodhë, kur dihet se Hashim Thaçi ka lidhje të forta, si gjatë luftës, por edhe pas luftës, me serbët, u ba gati si krejt njeri i Serbisë sidomos gjatë këtyre viteve që zhvilloi dialogun me Serbinë. Ky njeri është i kapur përmes dosjeve të tyre, është i zanun rob nga Serbia,dhe se gjatë gjithë dialogut qëndroj në krah të Serbisë, duke mos e kundërshtuar me asgjë, duke i sjellë marrëveshje të këqija në dëm të Kosovës”, thekson Maxharraj.

Maxharraj: Zgjedhja e dizejnatorit serb nuk mund të jetë befasi

Profesor Maxharraj, thotë se derisa Presidenti Thaçi nuk i ka kërkuar Serbisë kërkim faljen për gjenocidin që ka bërë në Kosovë, madje sipas tij, Thaçi ka hyrë në biseda duke marrë guximin të prek edhe kufijtë e Kosovës.

“Po a ka gjë më të tmerrshme se sa të fillohet dialogu, bile pa e kushtëzuar me asgjë Serbinë thua se Serbia nuk ka ba krime dhe gjenocid në Kosovë. Ky ka shkuar aq larg se nuk i ka kërku Serbisë kërkim falje për gjenocidin e saj në Kosovë, për masakrimin e popullatës, për dhunimin e motrave, nënave dhe vajzave tona, nuk ka kërkuar falje as për atë që Serbia e bëni tokë të djegur të Kosovës. Të mos e bësh këtë të mos e detyrosh Serbinë për kërkim falje do të thotë se me vetëdije po e falë Serbinë për krejt atë katrahurë luftë që ajo e ka bërë në Kosovë. Bile ky njeri ka hyrë aq thellë në këto biseda sa që e merr edhe guximin t’i prekë edhe kufijtë e Kosovës, ta ndanë, copëton apo edhe ti korrigjojë kufijtë e Kosovës, çka banë shkeljen e Kushtetutës ku territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe i patjetërsueshëm. Por, ai është në gjendje t’i bëjë, është në gjendje të veproj në krye vete dhe mu për këtë arsye Hashim Thaçi sot është një i humbur, i izoluar i urryer nga populli i vetë, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk përfillet fare. Të gjithë në botë çuditën po çfarë njeriu na qenka ky njeri, kur me vetëdëshirë donë ta ndajë shtetin e vetë, gjejeni një kryetar në botë, bile qoftë edhe i marrë që dëshiron ta copëtojë shtetin e vet, jo nuk mund ta gjeni”, vlerëson profesor Maxharraj për “Bota sot”.

Sipas tij, nuk është e habitshme që Presidenti Thaçi do të përziejë familjen e tij me serbë.

“Prandaj duke u nisur nga të gjitha këto fakte që i përmenda më lartë, nuk është e habitshme, nuk është e çuditshme që ky njeri donë t’i përziejë edhe familjen me serbë duke bashkëpunuar në këtë sferë të dizajnimit. Më këtë rast Hashim Thaçi i qetë hije të zezë familjes, ta njollosë para qytetarëve të ia qetë faqen e zezë, ashtu siç po mundohet me ia qitë faqen e zezë edhe krejt Kosovës për hesap të veta”, thotë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...