Skandal: Këta janë dy shqiptarët që u “çmenden” nga gëzimi pas humbjes së Blerim Rekës në Maqedoni

Politika

Skandal: Këta janë dy shqiptarët që u “çmenden” nga gëzimi pas humbjes së Blerim Rekës në Maqedoni

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:40
Prof. Blerim Reka

Maqedonia Veriore gjatë ditës së diel ka votuar për presidentin e shtetit. Si asnjëherë më parë, në këtë garë ishin tre kandidatë për president, dy maqedonas dhe një shqiptar, prof. Blerim Reka.

Fatkeqësia e këtyre zgjedhjeve në Maqedoni ishte se, z. Reka nuk e pati përkrahjen e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçi, pasi këta bënë thirrje që të votohen kandidatët maqedonas dhe jo shqiptari që do të hynte në histori po të fitonte, si presidenti i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Madje kjo do të ishte hapi më i madh shqiptar në Maqedoni.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni i ka komentuar, profesor Binak Maxharraj. Përmes një shkrimi dërguar në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”, thotë se, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi janë përçarësit më të mëdhenjë të skenës politike në Maqedoninë Veriore.

Image
Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti

Sipas tij, këta dy janë gëzuar shumë pas humbjes së z. Reka në garën për preisdent të shtetit.

“...por është edhe një fakt tjetër poashtu i fuqishëm pse Reka nuk fitoj më shumë vota, kjo erdhi si pasojë e vetë faktorit shqiptarë i cili nuk ishte unifikuar në këto zgjedhje duke lënë shpresën së nuk janë te interesuar për Rekën. Shkurt dy liderët e partive më të mëdha Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ashiqare i bënë thirrje që të votojnë kandidatin konsensual maqedonas e jo kandidatin shqiptarë”, shkruan Maxharraj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të profesor dr. Binak Maxharraj.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi përçarësit më të mëdhenj të skenës politike ne Maqedoninë Veriore.

(Ata sot i dhanë grusht të fortë kauzës shqiptare duke e injorua kandidatin shqiptar Blerim Rekën për President)

Sot u mbajtën zgjedhjet e para ne Maqedoninë Veriore me këtë emër. Ishin tre kandidat. Të dy kandidatet Maqedonas morën përafërsisht nga mbi 42% që edhe do të shkojnë në balotazh më 5 maj 2019.

Kandidati i pavarur, akademiku, profesori dhe diplomati i karrierës Blerim Reka mori diçka mbi 10% të votave ose për të votuan mbi 79 mijë qytetar, anipse realisht është pritur që Reka të dilte diçka më mirë.

Kjo pse Reka nuk doli më mirë në zgjedhje është fajtor faktori Shqiptar, nga se shqiptarët në Maqedoninë veriore sikur nuk e morën seriozisht këto zgjedhje sepse nuk dolën masovikishtë në zgjedhje.

Por është edhe një fakt tjetër poashtu i fuqishëm pse Reka nuk fitoj më shumë vota, kjo erdhi si pasojë e vetë faktorit shqiptarë i cili nuk ishte unifikuar në këto zgjedhje duke lënë shpresën së nuk janë te interesuar për Rekën. Shkurt dy liderët e partive më të mëdha Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ashiqare i bënë thirrje që të votojnë kandidatin konsensual maqedonas e jo kandidatin shqiptarë.

Kështu jemi na shqiptarët kur janë në pyetje çështjet kruciale për shqiptarët përçahen duke lidhë me dreqin e të birin vetëm që të fitoi kandidati Maqedonas. Humbjes se Blerim Rekës si duket iu gëzuan më së shumti vetë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, bash sikur ky Thaçi i jonë në Kosovë, janë të lidhur me shumë me sllavizmin për interesat e tyre e jo të popullit.

Bile kodoshi Menduh Thaçi shkojë aq larg, kur menjëherë pas shpalljes së rezultateve të para deklaroi së Shqiptarët nuk kanë kurrë shanse që të zgjedhin Presidentin shqiptar.

Ky njëri i pa tru, apo me tru bosh, e thotë një të "vërtetë" sepse përderisa ky dhe Ali Ahmeti bëjnë pazare të pista me sllavet, pra me armiqtë tanë shekullor për karrierë dhe interesat e tyre personale, faktori shqiptare do te jetë gjithmonë i përçarë në dobi të armikut. Dhe mu për këtë arsye, siç thotë Menduh Taçi, shqiptarët në Maqedoninë Veriore nuk do ta marrin kurrë Presidencën, jo se jo derisa këta dy të jenë në pushtet më pushtetasit maqedonas.

Ky është mjerimi i jonë edhe si njerëz edhe si intelektual, sepse një ditë në ndonjë zgjedhje tjetër kur faktori shqiptarë të jetë i unifikuar e jo i përçarë, me siguri do të dalin edhe rezultate tjera zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat