Eksperti i ekonomisë ka një thirrje për Haradinajn para takimit në Berlin: Ky është rasti më i mirë! - Bota Sot
Eksperti i ekonomisë ka një thirrje për Haradinajn para takimit në Berlin: Ky është rasti më i mirë!

Politika

Eksperti i ekonomisë ka një thirrje për Haradinajn para takimit në Berlin: Ky është rasti më i mirë!

Nga: N.H Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:05
Ramush Haradinaj

Takimi i Berlinit, në të cilin, më 29 prill, do të mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ku nikoqir do të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron, për liderët institucional të Kosovës do të jetë rast për të shtruar çështjet me interes për vendin.

Se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të shtrohet në takimin e Berlinit, këtë e kanë konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërsa, lidhur me këtë takim, kreu i Qeverisë së Kosovës ka marrë një thirrje para këtij takimi të rëndësishëm.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se takimi i 29 prillit duhet të jetë rasti për të reflektuar kryeministri Haradinaj ndaj taksës 100 për qind.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet t’i jepet përparësi dialogut, si dhe Kosova të merr sa më shpejt liberalizimin e vizave.

Image
Mustafë Kadriaj

“Duke qenë dëshmitar të gjendjes aktuale që po e përjetojmë secili qytetar i Kosovës, mendoj që takimi në Berlin duhet të jetë rasti për të reflektuar kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, duke rënë në ujdi për tërheqjen taksës dhe t’i jepet përparësi dialogut, si dhe Kosova të merr liberalizimin dhe një marrëveshje përfundimtare. Duhet ta kuptojë kryeministri aktual që për të qëndruar gjatë në rrugë duhet të jetë në gjendje t’i përdor edhe frenat, po ashtu gazin, si dhe drejtimin e timonit”, ka thënë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai ka shtuar se si rezultat i zhvillimeve të fundit është çrregulluar edhe tregu i punës, duke i shtyrë kështu rininë që të marrin rrugën e mërgimit pa e ditur se ku do shkojnë.

Krejt në fund, ai nënvizon se tani është edhe momenti i marrjes së përgjegjësive dhe të shikohet nga e ardhmja.

“Për dallim nga qeveria e kaluar, që ishte qeveri anemike në veprime, kjo qeveri po e rrit shpejtësinë pa kontroll dhe me frenime të pa pritura që kjo për ekonominë e një vendi krijon turbulencë dhe si rezultat i këtyre veprimeve është çrregulluar tregu i punës, duke i shtyrë kështu rininë që të marrin rrugën e mërgimit pa e ditur se ku do shkojnë, por vetëm në Kosovë nuk kanë shpresë për perspektivë dhe për këtë gjendje duhet të merren tani përgjegjësit ,sepse i kërkohet pikërisht nga qeveria që të reflektojë dhe rasti më i mirë është takimi në Berlin, që të shikohet nga e ardhmja”, ka përfunduar njohësi i zhvillimeve ekonomike, Mustafë Kadriaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...