Kosova të ketë kujdes nga të kthyerit nga Siria, mund të kryejnë sulme terroriste - Bota Sot
Kosova të ketë kujdes nga të kthyerit nga Siria, mund të kryejnë sulme terroriste

Politika

Kosova të ketë kujdes nga të kthyerit nga Siria, mund të kryejnë sulme terroriste

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 prill 2019 Në ora: 21:13
Qendra për të Huaj në Vranidoll

Para pak ditësh në vendin tonë u kthyen rreth 110 shqiptarë nga zonat e konfliktit në Siri. Në përbërje të tyre kishte katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Duhet kujtuar se më shumë se 300 qytetarë të Kosovës, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik. Ky numër nuk është aq i vogël në krahasim më numrin e popullatës në Kosovë.

Me mbarimin e luftës shumë organizata islamike veprojnë në Kosovë pa ditur se nga kush financohen apo se çfarë qëllimi kanë në vetvete, dhe kjo është për tu shqetësuar.

Edhe pse Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja mund të dënohet deri në 15 vjet burgim, gjithsesinumri i atyre që ende vazhdojnë të qëndrojnë atje, edhe sipas Policisë së Kosovës, në Siri ende janë rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë të cilët janë me shtetësi kosovare. Që nga viti 2012 rreth 400 njerëz nga Kosova i janë bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Prej tyre Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, që fatkeqësisht do të mund të ishin qytetarë të mirë të këtij vendi, sikur institucionet tona të ishin më vigjilente në rolin e kujdestarisë ndaj qytetarëve të saj, dhe shteti në përgjithësuesi. Derisa kjo ka munguar, faktikisht e kanë shfrytëzuar për qëllimi të propagandës për ISIS.

Ky numër kaq i lartë I qytetarëve të vendit tonë në Siri, natyrisht ka pasur edhe efekte e saja edhe në rrafshin politikë. Këtë gjë e ka përdorur Serbia si pretekst se “ SHBA krijojë një shtet islamik në zemër të Ballkanit”, aq sa kjo propagandë arriti gjer aty sa në një storie 12 minutëshe e shfaqur në televizionin franko-gjerman ARTE, vitin e kaluar, ku flitet për 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ka bërë një prezantim skandaloz për kosovarët duke i prezantuar me flamur islamikë.

Duke vazhduar pastaj të prezantoj se Kosova ekonomikisht është e paqëndrueshme dhe një tokë e pëlleshme për korrupsion dhe struktura mafioze. Por, kur tregon që popullata e Kosovës 90 për qind përbëhet nga shqiptarët, atëherë ilustrimi bëhet me një flamur të gjelbër me yll dhe hënë.

Andaj, Kosova duhet të ketë më shumë kujdes edhe për këta që janë kthyer, t’i mbaj nën kontroll dhe të jetë e kujdesshme pasi mund të rrezikohemi nga sulmet e tyre terroriste. Këtë gjë mund të bëjnë edhe disa luftëtarë të kthyer, por edhe gratë që kanë të humbur burrat e që si shenjë hakmarrje mund të sulmojnë të huajt në vendin tonë.

Këtë edhe pse mund të duken hipotetike kanë gjasa të ndodh, kur kemi parasysh rastet e ndodhura edhe në Paris që ishin si shenjë hakmarrje apo në vendet tjera.

Shteti duhet të tregohet shumë i kujdesshëm edhe me seanca të ndryshme trajnime për këtë të kthyer, që të kuptojnë se kanë gabuar dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndodh.

Përjetimet e tyre të luftës mund të kenë pasoja të mëdha tek këta të kthyer, e të cilët kanë nevojë për socializim që të mësojnë vlerat e civilizimit. Gjithsesi është shumë mirë që janë kthyer, që të shërbejë edhe si mesazh edhe për të tjerët që ende janë atje që të kthehen.

Nuk ka shqiptarë me mend në kokë që i kthen armën Amerikës dhe atyre që na çliruan për hesape të disa terroristëve, që duke përdorur padrejtë fenë vrasin të pafajshëm.

Kosova, të ketë kujdes pasi mund të pësoj nga këta të kthyerit nëse nuk punon me tan ë mënyrë të duhur, dhe nuk kujdeset për ta me metoda dhe mënyra të inkuadrimit në rrjedhat e shoqërisë, duke len të kaluarën mbrapa si një histori të së shkuarës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...