Roshi: Në Shqipëri ka një situatë politike të tensionuar

Politika

Roshi: Në Shqipëri ka një situatë politike të tensionuar

Nga: A.M. Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:43
Artur Roshi

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, është shprehur  se situata politike në Shqipëri është e  tensionuar.

Po ashtu, ai ka thënë se PBKD është anëtare e koalicionit opozitar.

“Në Shqipëri ka një situatë politike të tensionuar. Partia e Ballit Kombëtar Demokrat është anëtare e koalicionit Opozitar dhe si e tillë nuk mund të ketë vendime jashtë frymës së tij, pavarësisht rezervave që kemi në raportin e krijuar me faktorin ndërkombëtar i cili është për zgjedhje në datën e dekretuar”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Roshi është shprehur se është pro shtyrjes  së zgjedhjeve deri në korrigjimin e kodit zgjedhor.

“Ne mendojmë se këto zgjedhje edhe mund të shtyhen deri në korrigjimin e kodit zgjedhor i cili duhet të përputhë lirinë e besimit me votën e lirë. Zgjedhjet Lokale janë zgjedhje administrative dhe në këndshikimin e ndërkombëtarëve nuk kanë rëndësinë e atyre politike, por pavarësisht kësaj ato kërkojnë një klimë politike të stabilizuar e cila nuk ekziston”, ka potencuar ai për Roshi.

Në fund, Roshi ka shtuar se shtyrja e zgjedhjeve e stabilizon gjendjen politike përmes lirisë së votës së lirë që ende nuk është e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat