Eksperti i sigurisë tregon si të forcohen institucionet e sigurisë në vend - Bota Sot
Eksperti i sigurisë tregon si të forcohen institucionet e sigurisë në vend

Politika

Eksperti i sigurisë tregon si të forcohen institucionet e sigurisë në vend

Nga: G.B Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:37
Qeveria e Kosovës, foto ilustrim

Vrasje e trefishtë, vdekje për shkak të shembjes së një hoteli si dhe rrënim i një ndërtesë që po ndërtohej, ndodhën brenda një dite në Kosovë në këtë javë.

Ngjarje këto tronditëse, derisa raste të tilla nuk janë të pakta kohëve të fundit në vend.

E për këto raste, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se këto raste lidhen me gjendjen brenda institucioneve që e zbatojnë ligjin, të cilat nuk kanë model se si të dilet nga kjo situatë.

Image
Drizan Shala

“Sa i përket këtyre rasteve të apostrofuar mendoj që paraqet një kauzë edhe brenda institucioneve të sigurisë në nivel të politikave vendimmarrëse. Arsyeja qëndron që orientimi për momentin i institucioneve ligj zbatuese nuk kanë model se si të dalin nga kjo situatë e cila është duke kaluar Kosova në arenën ndërkombëtare për të evidentuar në maksimum veprat me elemente penale”, është shprehur ai.

Sipas Shalës, duhet të fillojë një ristrukturim i organogrameve të institucioneve, duke u fokusuar në modelin norvegjez apo suedez.

“Të fillojë një ristrukturim jo i personelit, por i organogrameve të këtyre institucioneve, duke mënjanuar elementin burokratik dhe duke fokusuar më shumë në elementin e modelit norvegjez apo suedez në aspektin preventiv dhe represiv të këtyre institucioneve”, ka vlerësuar Shala.

Ai thotë se në periudha të caktuara Kosova ka dështuar në forcimin e institucioneve ligj zbatuese, e ka munguar edhe dëshira që ta formojnë atë hallkë brenda institucioneve të sigurisë.

“Kosova ka hyrë në dekadën e dytë pas lufte dhe në dekadën e parë pas pavarësisë, mendoj që në periudha të caktuara ka dështuar në forcimin e institucioneve ligj zbatuese dhe në etapa ka munguar dëshira institucionale politike që ta formojnë atë hallkë brenda institucioneve të sigurisë”, ka deklaruar eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...