Në Berlin përfundimisht do të marrë fund ëndrra e Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen e Kosovës!

Politika

Në Berlin përfundimisht do të marrë fund ëndrra e Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen e Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:29
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Në takimin e Berlinit, me datën 29 Prill, nën organizimin e Kancelares Gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit Francez, Emmanuel Macron, nën tentativën për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi – do të marrë fund edhe ëndrra e Thaçit dhe Vuçiqit për ndonjë këmbim apo ndarje të territorit të Kosovës.

Një vlerësim të tillë, e thotë kryetari i Republikanëve të Kosovës, prof. Faton Kurti.

Kurti për gazetën “Bota sot”, thekson se, Gjermania dhe Franca do tua bëj shumë të qartë këtyre dy amatorëve politikë aventurierë se një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi duhet të arrihet sa më shpejt, por nuk guxon të përfundojë me ndarje të territorit të Kosovës.

Image
Prof. Faton Kurti

“Tanimë taksa 100% ndaj produkteve Serbe është shndërruar më tepër në një fushatë elektorale dhe populizëm politik dhe nuk ka arritur fare qëllimin e vet sepse anembanë Kosovës në dyqanet tona i gjeni raftet e mbushura plot me produkte nga Serbia. Situatën e “bllokadës ndaj produkteve Serbe” Vuçiçi është duke e shfrytëzuar me një dinakëri të jashtëzakonshme duke ia lënë fajin Kosovës dhe duke pohuar se me Shqiptarët nuk ka marrëveshje dhe për këtë arsye duhet patjetër të ndahet pjesa e Kosovës e banuar me shumicë Serbe!”, thotë Kurti.

Sipas tij, fatkeqësisht teorinë e ndarjes/këmbimit të Kosovës e mbështet edhe presidenti i Kosovës Thaçi, i cili tanimë që prej kohësh është duke e promovuar edhe te aleatet tanë si BE dhe SHBA.

“Takimi në Berlin i liderëve të BE-së, Gjermanisë e Francës me vendet e Ballkanit përveç qartësimit të disa çështjeve për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim ti japë fund bllokadës së dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe duke ju bërë të qartë aktorëve politik të dialogut, Thaçit dhe Vuçiqit – se një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi duhet të arrihet pa këmbim të territoreve”, thekson ai.

“Këtë qëndrim e potencuan edhe dy deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bayer nga (CDU)  dhe Christian Schmidt nga (CSU) kur ishin për vizitë në Kosovë në fillim të këtij muaji. Ata thanë se "Kosova dhe Serbia, duhet të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, por, ata janë "kundër këmbimit të territoreve””, përfundon prof. Faton Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat