“KQZ vepron sipas direktivave të padroneve të politikës”

Politika

“KQZ vepron sipas direktivave të padroneve të politikës”

Nga: A.M. Më: 25 prill 2019 Në ora: 20:23
Mbledhja e KQZ-së

Analisti politik, Faik Krasniqi, ka komentuar certifikimin katër anëtarëve Listës Serbe  për zgjedhjet e parakohshme në komunat në veri të vendit.

Ai ka thënë se KQZ vepron sipas direktivave të padroneve të politikes.

“KQZ gjithmonë vepron sipas direktivave të padroneve të politikes. Edhe kësaj radhe ka vepruar sipas rekomandimeve të tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se  KQZ ka bërë shkelje të ligjit, sepse kandidatet s'mund të certifikohen pa u votuar.

Image
Faik Krasniqi

“Lista serbe është pjesë e këtij koalicioni qeverisës, dhe duhet t'u binden. Nuk e kuptoje pse kjo liste do kandidojë me kandidatet e saj,  kur në katër komunat udhëhiqnin dhe dhanë dorëheqje me urdhra nga Beogradi. Padyshim qe KQZ ka bërë shkelje të ligjit, sepse kandidatet s'mund të certifikohen pa u votuar!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat